Ditë të numëruara disponojnë kandidatët e forcave politike të regjistruara për zgjedhjet e ardhshme parlamentare për të bindur shtetasit bullgarë, se pikërisht ata meritojnë të përfaqësojnë interesat e tyre në Legjislaturën e 45-të të Kuvendit Popullor. Tashmë janë fakt edhe debatet e para të drejtpërdrejta midis kandidat deputetëve të disa partive. Sidoqoftë, deri në çfarë mase deklaratat e tyre do të ndikojnë në vendimin e sovranit në ditën e zgjedhjeve - 4 prill, dhe do të çojë në aktivitet më të lartë zgjedhor?
“Më vjen keq se duhet ta them se cilësitë personale në politikë, jo programet dhe planet e partive të veçanta, janë motivues të rëndësishëm për votuesit – shpjegoi në një intervistë për Radio Bullgarinë sociologu Përvan Simeonov, drejtor ekzekutiv i Agjencisë “Gallëp Interneshënëll” dhe shtoi. – Për këtë një ndikim i keq kishte një nga klishetë në bisedën politike bullgare – pra dëshira për të votuar për personalitete. Disa prej efekteve anësore janë se ne nuk njihemi me atë që individët e veçantë shkruajnë në programet e tyre.”
Një faktor tjetër i rëndësishëm i cili ndikon mbi ambicien e votuesve të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese, është çarja midis kuptimit konservator dhe atij liberal të rregullimit të shtetit dhe të politikës së tij. Përveç kësaj duhet të marrim parasysh dhe një fenomen shumëvjeçar që shihet tek ne:
“Pas krizës nga vitet 2008-2009 dhe problemet me migracionin dhe terrorizmin sikur në mbarë botën perëndimore u ashpërsua ndarja midis konservatorëve dhe liberalëve. Nga njëra anë qëndrojnë nacionalistët dhe patriotët, ndërsa nga ana tjetër – partitë alternative, politikat e gjelbra dhe çështjet globale. Dhe doemos kur bëhet fjalë për një motivim të tillë në kontekstin bullgar, gjithnjë duhet të kemi parasysh dhe një lloji stimulimi më pragmatik - përfitimet, detyrimet etj.. Sipas meje kjo ndikon mbi nja 10-15 për qind të votës dhe do të luajë një rol gjithnjë në rritje në botën pragmatike në të cilën jetojmë.”
A është më e lehtë të zgjedhim kë të shpërblejmë me besimin tonë sot sesa në fillim të Tranzicionit (pra periudha pas vitit 1989)? Sot zgjedhja nuk është një gjë aq jetike gjë që e bënë më e lehtë është kategorik Përvan Simeonov.
“Në vitet 90-të zgjidhnim drejtime dhe vektorin qytetërues. Atëherë zgjidhnim midis Lindjes dhe Perëndimit, vendosjes së shpejtë ose jo aq shpejtë të ekonomisë së tregut. Zgjidhnim se çfarë shtet dëshirojmë – shpjegon sociologu. – Për momentin nëse ndërrojmë qeverinë nesër, ndoshta nuk do të falimentojmë. Zëvendësimi i saj nuk do të ndikojë aq shumë në xhepat tanë, ndryshe nga ndërrimi i nevojshëm i qeverisë në vitin 1997 për shembull. Nga ana tjetër zgjedhja jonë në vitet 90-të ishte më e lehtë, sepse atëherë elektorati i partive i ngjante fiseve që nuk i qëndronin dot njëri-tjetrit. Njëri ishte elektorati që mbështeste elitën politike në ikje, tjetri ishte ai që mbështeste forcat pro-reformës. Kjo duket se shkoi dhe në Bullgari për momentin, ndarjet në jetën politike janë të ndryshme, megjithëse ato zakonisht lidhen me ndryshimin ose parashikueshmërinë.”
Në ç’shkallë pandemia Covid-19 do të ndikojë mbi aktivitetin elektoral është e vështirë të parashikohet, pasi akoma nuk ka të dhëna se çfarë do të jetë përhapja e virusit te data e votimit. Teorikisht, një rritje e konsiderueshme e të infektuarve me koronavirus çon në aktivitet më të ulët. Kjo do të çonte në një hipotezë në të cilën grupe të mëdha të shoqërisë do të mbeten të paprezantuar ose prezantuar më keq pas zgjedhjeve, shpjegon sociologu dhe tregon si shembull të moshuarit që kanë frikë për shëndetin e tyre, por edhe ato elektorate partie që nuk kanë bërthama mjaftë të forta. Në realitetin zgjedhor bullgar në shkallë të madhe aktiviteti varet edhe nga kjo a ka alternativa të reja më të dukshme” është kategorik Përvan Simeonov.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..