Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Propozojnë zgjatje të masave për të ruajtur punësimin

Foto: arkiv

Masa 60 : 40 për të ruajtur punësimin në pandemi do të zgjatet nga 1 prill deri më 31 maj, parashikon qeveria, njoftoi BNR. Propozimi do të diskutohet me bizneset dhe sindikatat në kuadrin  e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh në 15 mars. Masa "Më ruaj" për punonjësit në objektet e mbyllura, që janë në leje pa pagesë, do të zgjatet gjithashtu deri më 30 qershor 2021.

Deri më 15 prill, punëdhënësit mund të paraqesin kërkesa për pagesa të fondeve për periudhën nga 1 janari deri më 31 mars. Që nga mesi i shkurtit 2021, një total prej më shumë se 430 milion euro u paguan nën masën 60 : 40 për të ruajtur punësimin e më shumë se 265 000 punëtorëve.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një spital për fëmijë do të hapet në Burgas deri në fund të vitit

Një spital për fëmijë për trajtim aktiv do të hapë dyert e tij në qytetin Burgas deri në fund të vitit, u bë e qartë gjatë inspektimit të ndërtimit të tij nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Spitali do të ketë 16 reparte me 147 shtretër dhe do t'u..

botuar më 25-04-27 5.50.PD

Rosen Zheljazkov kryeson delegacionin bullgar në funeralin e Papa Françeskut

Kryeministri Rosen Zheljazkov kryeson delegacionin bullgar që do të marrë pjesë në ceremoninë e zisë për funeralin e Papa Françeskut sot, 26 prill, në Romë, Itali, njoftoi shërbimi i shtypit i kabinetit. Në delegacion përfshihen edhe..

botuar më 25-04-26 4.55.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 7°. Para mesditës do të jetë kryesisht me diell dhe pothuajse i qetë. Pas mesditës do të përhapen re me shi. Në shumë vende do të ketë reshje afatshkurtra të..

botuar më 25-04-25 7.35.MD