Rritje e shpejtë e vdekshmërisë nga Covid-19
Me 53 për qind u rrit vdekshmëria nga koronavirusi në krahasim me javën e kaluar, njoftoi në brifingun e rregullt për përhapjen e koronaviruisit gjenerali Vencislla Mutafçijski, udhëheqës i Shtabit Operativ Kombëtar. Që prej dy javëve shihet një rritje eksponenciale të rasteve dhe tani 395 veta në çdo 100 mijë janë me Covid-19, gjë që do të thotë rritje me 38 për qind. Numri i të sëmurëve që trajtohen në spital u rrit me 12 për qind për shtatë ditët e fundit dhe tashmë ka spitale me kapacitet të sosur.
Ministri i shëndetësisë:Nuk vonojmë me vendosjen e masave
“Kur shoqëria jetë e gatshme të besojë në masat antiepidemike dhe t’i respektojë ato, ato do të merren”, tha Ministri i Shëndetësisë Prof. Kostadin Angellov në përgjigje të pyetjes pse nuk ndërmerren veprime më të rrepta në nivelin kombëtar duke marrë parasysh rritjen e shpejtë të numrit të të infektuarve dhe të vdekurve.
Më shumë mbi temën mund të lexoni KËTU:
Mostrat pozitive për Covid-19 janë 2774
Rastet e reja të Covid-19 për 24 orët e fundit janë 2774. Kjo do të thotë se nga 13 691 mostra 20.3 për qind janë pozitive.
Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit, më shumë të infektuar ka në Sofje - 734, Plovdiv - 223 dhe Varna - 153.
Të shtruarit në spital janë 6395 veta, dhe 501 janë në njësitë e kujdesit intensiv. Për ditën 2531 pacientë u shëruan dhe 97 njerëz vdiqën.
6 995 njerëz u imunizuan në 24 orët e fundit. Me ta, numri i përgjithshëm i të vaksinuarve tashmë është 309 145.
Propozojnë zgjatje të masave për të ruajtur punësimin
Masa 60 : 40 për të ruajtur punësimin në pandemi do të zgjatet nga 1 prill deri më 31 maj, parashikon qeveria, njoftoi BNR. Propozimi do të diskutohet me bizneset dhe sindikatat në kuadrin e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh në 15 mars. Masa "Më ruaj" për punonjësit në objektet e mbyllura, që janë në leje pa pagesë, do të zgjatet gjithashtu deri më 30 qershor 2021.
Deri më 15 prill, punëdhënësit mund të paraqesin kërkesa për pagesa të fondeve për periudhën nga 1 janari deri më 31 mars. Që nga mesi i shkurtit 2021, një total prej më shumë se 430 milion euro u paguan nën masën 60 : 40 për të ruajtur punësimin e më shumë se 265 000 punëtorëve.
Dega turistike këmbëngul në qartësi
Në fillim të prillit, operatorët turistikë duhet të dinë nëse do të lejohen të organizojnë pushime rreth Pashkëve. Para BNT, Prof. Rumen Draganov nga Bashkimi Turistik Bullgar sqaroi se dega pret që në fund të marsit të ketë më shumë qartësi në lidhje me mënyrën se si do të zhvillohet turizmi në verë. Sipas tij, ka shumë regjistrime, por kushti është që në rrethana të jashtëzakonshme njerëzit mund të anulojnë udhëtimin menjëherë, pa sanksione. Kjo duhet të garantohet në rast se nevojiten masa politikë për të mbyllur kufijtë dhe për të imponuar karantina që pengojnë udhëtimet.
Evidentojnë rënie në të ardhurat nga fjetjet e të huajve në Bullgari
Për fillimin e vitit 2021 u regjistrua një rënie në të ardhurat nga shtetasit e huaj me 79.4 për qind dhe nga shtetasit bullgarë me 28.6 për qind, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kapaciteti i shtretërve të zënë në objektet për akomodim në janar 2021 është 15.9 për qind, që është me 14.2 për qind më pak krahasuar me janarin 2020.
Në të gjitha objektet e akomodimit fjetjet e regjistruara në janar 2021 ishin 463.7 mijë, ose me 56.5 për qind më pak krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, pasi ulja më e madhe (me 62.8 për qind) u vu re në objektet me 4 dhe 5 yje.
Në janar 2021 në hotelet me 4 dhe 5 yje 76.2 për qind e fjetjeve ishin për shtetas të huaj dhe 41.3 për qind për bullgarë.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Diana Cankova dhe Ekipi "Lajme"
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..