Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një fotoekspozitë shënon 30 vjet miqësi dhe fqinjësi të mirë midis Bullgarisë dhe Spanjës

Foto: uni-sofia.bg

“Bullgaria dhe Spanja, fqinjë dhe miq në Antarktidë” është titulli i fotoekspozitës, të cilën e hapi Qendra për Studimet Polare dhe Instituti Antarktik Bullgar në Hyrjen Qendrore të Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Ekspozita përfshin fotografi emocionuese, në të cilat është dokumentuar miqësia midis antarktikëve bullgarë dhe spanjollë, të cilët kanë marrë pjesë në ekspedita gjatë viteve. Shkaku për ekspozitën është 110 vjetori nga vendosja e lidhjeve diplomatike midis Republikës së Bullgarisë dhe Mbretërisë së Spanjës dhe 30 vjet një fqinjësi e mirë në Polin e Jugut.


“Nuk ka gabim - Spanja është fqinja jonë, por në Antarktidë. Dhe është një nga fqinjët më të shkëlqyer, të cilët ndokush mund t’i urojë  vetes”- ripohuan studiuesit tanë në Antarktidë, gjatë hapjes së ekspozitës. Ambasadori i Spanjës në Bullgari Shkëlqesia e tij Alejandro Polanco dalloi faktin se, vjet, pasi është zbuluar një ishull i ri në Kontinentin e Akullt, bullgarët kanë propozuar që ai të emërtohet me emrin  Javier Hacho, një eksplorues i njohur polar spanjoll dhe mik i udhëheqësit të ekspeditave bullgare, profesor Hristo Pimpirev. Ekspozita mund të shikohet deri më 18 mars në Sofje.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali “Varvara Kite Fest”

Festivali “Varvara Kite Fest” përfshin klasa të mjeshtërisë, ekspozitë fotografike dhe kinema verore për fëmijë. Edicioni i katërt do të mbahet më 18 dhe 19 gusht në fshatin turistik Varvara, Komuna Carevo, njoftuan organizatorët nga “Mrekullitë e..

botuar më 24-08-18 9.05.PD

Temperaturat arritën në 70 gradë rreth ndërtesave në disa qytete

Në ditët më të nxehta të verës, anëtarët e Organizatës “Greenpeace” udhëtojnë në të gjithë vendin për të treguar se sa nxehtë është në mjedisin urban. Me ndihmën e kamerave termike zbulojnë temperaturën përreth ndërtesave, e cila në qytete si Plovdiv..

botuar më 24-08-17 9.15.PD

Edicioni i tretë i festivalit "48 orë Varusha-jug" në Veliko Tërnovo

“48 orë Varusha-jug” mbahet në periudhën nga 16 deri më 18 gusht në qytetin Veliko Tërnovo. Festivali paraqet mundësitë e lagjes për kulturë, sport, aktivitete për të gjithë familjen, lidhje me natyrën, veprimtari edukative. Ngjarja është një nismë e..

botuar më 24-08-17 7.35.PD