Sot është dita e parë nga kreshmët më të gjata për bullgarët besimtarë ortodoks. Sivjet Pashka ortodokse është më 2 maj, kurse kreshma me rastin e Pashkës fillon 40 ditë përpara Festës - më datë 15 mars. Kjo është kreshma më e gjatë dhe më e rreptë në ortodoksi e quajtur kreshma 40 ditësh.
Ky abstenim nga ushqimi i yndyrshëm është i vendosur nga kisha e krishterë për kujtim të agjërimit 40 ditësh të Jezu Krishtit në shkretëtirë. Krahas me abstenimin prej ushqimeve me një prejardhje shtazore, kreshma e krishterë do të thotë dhe një abstenim prej mendimeve, fjalëve dhe veprave të këqija dhe mëkatare. Kështu mëkatarët mund të pendohen dhe të pastrojnë shpirtrat dhe trupat e tyre dhe të përgatiten denjësisht për pritjen e Pashkës.
Gjatë Kreshmës së Madhe të Pashkëve, çdo javë i kushtohet një ngjarjeje ose një personaliteti, veprat e të cilit drejtojnë thirrje për përulje dhe pendim. Gjatë javës së parë nga kreshma kufizimet janë më të rrepta, kurse shërbesat në kishë -më të gjata. Atëherë shenjtërohet gruri i zier, që përgatitet për nder e kujtim të dëshmorit të madh Teodor Tiron /festa e të cilit e lëvizshme sivjet bie më 20 mars/. Në traditën tonë popullore kjo ditë është e njohur si dita e Shën Theodhorit.
Java e fundit e Kreshmës së Madhe të Pashkës është e kombinuar me javën e vuajtjeve të Krishtit, në të cilën përmenden ngjarjet e fundit nga jeta tokësore e Krishtit, më në veçanti vuajtjet e Tij, vdekja dhe varrimi. Prandaj ajo quhet Java e Shenjtë, java me më shumë pasione, me fjalë të tjera Java e Vuajtjeve.
Akoma për këtë periudhë të një përulësie dhe kufizime, që fillon në jetën e të krishterëve ortodoks që sot, lexoni në “Kreshmat – në jetën e përditshme dhe festive të bullgarit” nga koleksioni i Radio bullgarisë.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..
Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..