Erë nëpër degë, këngë zogu, pika shiu dhe zhurmë nga dritare të thyera - kjo është pamja me tinguj të fshatrave fantazmë të Bullgarisë. Në rajonin e qytetit Trjavna në malin Stara Pllanina ka rreth 100 fshatra dhe mëhalla të vjetra me një popullsi të përgjithshme prej rreth 1000 vetave. Disa janë me nga një ose dy banues, të tjerë prej kohe janë të braktisura, kurse shtëpitë e tyre të shkatërruara janë të pushtuara nga ferrat dhe barërat e këqija, si në përrallat e vëllezërve Grim. Por një muzikant vendos të incizojë frymën e fshatrave të shuara dhe ta kthejë në....muzikë, që të mund të gjallërojë të kaluarën.
Mirjan Kolev jeton në qytetin Trjavna, dhe merret me muzikë eksperimentale, bashkëpunon me artistë vizual dhe udhëton në turne nëpër botë. Por, gjatë vitit të fundit koronavirusi e detyron të mbetet në shtëpi. Kështu lind projekti i tij jo standard. Mirjan fillon të shëtisë nëpër rajonin e qyteti të shtrirë në rrëzat e malit Stara Pllanina dhe zbulon thesare të vërteta.
“Vetëm në 10 kilometra nga qyteti ka shumë fshatra, të cilat vështirë se mund t’i zbulosh, sepse nuk ka rrugë deri tek to. Ato janë krejtësisht të braktisura dhe tanimë janë një pjesë nga pylli, sqaron muzikanti. Në fillim fare ai i fotografon, por pas kësaj vendos t’i kthejë në muzikë, duke i incizuar tingujt nga ndërtesat të cilat janë duke u shkatërruar. Rezultati është albumi “Fshatrat fantazmë”.
“Prej disa shtëpive kam incizuar tinguj të veçantë, pas kësaj i përpunova me softuer dhe kam bërë muzikë me to. Ky është një qasje në muzikën eksperimentale ose e ashtuquajtura field recording. Në këtë rast kam shtuar dhe kitarë. U mundova që ajo të jetë shumë minimalise, që të mund të ketë hapësirë në të gjithë gjënë dhe të mund të lë vend për imagjinatën. Ky album është i vënë online” - thotë Mirjan.
Qetësia dhe heshtja e fshatrave të braktisura rreth Trjavnës janë të thella, të ngrira në kohë, të shkelura vetëm nga kënga e zogjve dhe plasaritja e degëve të pemëve. Pikërisht prandaj ai i viziton në kohë të keqe - kur bie shi, pikat e shiut depërtojnë përmes çative me vrima, kurse era fërshëllen nëpër dritaret e copëtuara dhe vërtitet në dhomat e dikurshme, duke ngritur sende të braktisura dhe fotografi të zverdhura të njerëzve, për të cilët nuk kujtohet asnjeri....
“Nga njëra anë mund të përfytyrosh sesi përpara viteve aty ka pasur jetë. Madje në disa vende sikurse njerëzit kanë ikur papritmas, duke braktisur gjatë shpejtësisë pjatat me lugët e pirunët mbi tavolinë. Dhe shikon sesi jeta është larguar këto vende. Por, nga ana tjetër, pylli i gëlltit dhe mendoj se ky është një proces krejtësisht i natyrshëm, sepse ai është një pjesë nga cikli i natyrës. Ajo thjesht i merr gjërat e saj mbrapsht” - thotë Mirjan Kolev.
Deri në këtë moment muzikanti ka incizuar tingujt e rreth 10 fshatrave të braktisura rreth qytetit Trjavna.
Mirjan është dhe një fotograf amator. Ai ruan në arkivat e tij qindra kuadro, në të cilat ka fotografuar dhe regjistruar shtëpi të vetmuara, në shkatërrim të sipër nga epokat e ndryshme rreth Travnës. “Disa janë të ndërtuar prej qerpiç ose dru, kurse të tjerë janë më të reja, janë të ndërtuara me tulla. Por, pas disa vjetëve prej tyre nuk do të mbeten më gjurmë”, thotë ai.
Por, projekti i Mirjanit do të mbetet për të na kujtuar sesa të prekshëm dhe kalimtar jemi në këtë Tokë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Mirjan Kolev
Më 5 tetor, në sallën e dhomës "Bullgaria" në Sofje, Sllavin Peev do të festojë dy dekada në skenë me arie të njohura nga klasikët e operës. Së bashku me të para të pranishmëve do të dalë edhe pianistja dhe kompozitorja Bllagovesta Konstantinova...
Kori i Fëmijëve i Radios Komb;tare Bullgare (BNR) është ndër finalistët e konkursit prestigjioz ndërkombëtar për koret joprofesionale “ Le të këndojnë popujt ”, i cili mbahet nën kujdestarinë e Bashkimit Evropian për Radio dhe Televizion (EBU). Në..
Nga 4 deri më 6 tetor, Plovdiv do të bëhet kryeqyteti i kitarës. Kjo për shkak të festivalit GuitART, i cili për të nëntin vit radhazi do të na ofrojë një takim me kitaristë me famë botërore dhe grupe të reja me muzikantë të talentuar nga vende të..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën..