Ndalojnë imunizimin me vaksinat AstraZeneca
Kryeministri Bojko Borisov urdhëroi pezullimin e imunizimit me vaksinën AstraZeneca derisa Agjencia Evropiane e Barnave të heqë të gjitha dyshimet rreth sigurisë së saj, njoftoi qendra e shtypit pranë qeverisë. Të bllokohen sasitë ekzistuese të vaksinës në vend me prodhuesin AstraZeneca. Këtë e vendosi drejtori i Agjencisë Ekzekutive të Barnave, masteri i farmacisë Bogdan Kirillov me urdhrin e tij nga 12 marsi.
Procesi i vaksinimit do të vazhdojë vetëm kur të shpallen rezultatet përfundimtare të analizave të ekspertëve, njoftoi qendra e shtypit pranë Ministrisë së Shëndetësisë.
Bllokimi ivaksinës AstraZeneca gjithashtu ndaloi regjistrin e vaksinimit
Vendimi për të ndaluar vaksinimin me Astra Zeneca është për shkak të një rasti fatal të një grua 57-vjeçare me shumë sëmundje shoqëruese. Ne jemi duke pritur për përfundimin e mjekëve ligjorë, por kategorikisht nuk ka formim të mpiksjes së gjakut, tha në Plovdiv Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov. Ai theksoi se nuk kishte asnjë lidhje të drejtpërdrejtë shkakësore midis vaksinimit dhe vdekjes së pacientit. Diagnoza e saj ishte dështimi akut kardiovaskular, njoftoi BGNES.
Ministri i shëndetësisë tha se nuk kishte shqetësime për njerëzit që ishin vaksinuar tashmë me Astra Zeneca dhe ndalimi i preparatit është vetëm një masë parandaluese. Përderisa ka problem me Astra Zeneca, puna e regjistrit elektronik për kërkesa të vaksinimit ndalet, shtoi Angellov.
Mostrat pozitive për Covid-19 janë 3121
Rastet e reja të Covid-19 për 24 orët e fundit janë 3121. Nga 17 277 teste të realizuara më shumë se 18 për qind janë pozitive.
Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit, më shumë të infektuar ka në Sofje - 911, Burgas - 285, Plovdiv - 255 dhe Varna - 184.
Rastet aktive janë 39 823. Në spitale trajtohen 6604 pacientë dhe 502 janë në njësitë e kujdesit intensiv. 1734 pacientë u shëruan në 24 orët e fundit dhe 95 njerëz vdiqën.
1530 persona janë imunizuar në 24 orët e fundit. Me ta numri i përgjithshëm i të vaksinuarve arrin 324 446.
Kancelari austriak tha se Bullgaria u privua nga vaksinat në BE
“Krahasuar me popullsinë e saj, Malta do të marrë 3 herë më shumë vaksina sesa Bullgaria deri në qershor. Holanda do të marrë dy herë më shumë se Kroacia. Malta dallohet me një numër të madh të vaksinave, Bullgaria - me një të vogël.” Këtë e deklaroi në një konferencë të jashtëzakonshme për shtypin Kancelari Austriak Sebastian Kurz. Dozat në BE nuk shpërndahen siç janë rënë dakord në përputhje me popullsinë e shteteve anëtare. Ka indikacione se ka pasur kontraktime individuale shtesë midis vendeve anëtare dhe industrisë farmaceutike, tha Kurz. Sipas tij, nëse trendi vazhdon, vende si Bullgaria do të jenë në gjendje të vaksinojnë popullsinë e tyre mezi në fund të verës apo në vjeshtë, njoftoi BTA.
Bullgaria u solidarizua me Austrinë për ndarjen e vaksinave
Kryeministri Bojko Borisov bisedoi në telefon me kancelarin austriak Sebastian Kurz. Borisov mbështeti nismën e kancelarit për të shqyrtuar me kujdes furnizimin dhe shpërndarjen e vaksinave të kontraktuara nga Komisioni Evropian. Bullgaria dëshiron të zbatojë parimin rreth të cilit u bashkuan vendet e Këshillit Evropian në 21 Janar. Atëherë u vendos që vaksinat në BE do të furnizoheshin njëkohësisht dhe proporcionalisht ndaj popullatës së vendeve anëtare.
“Ne e dimë që jemi më të fortë kur jemi të bashkuar dhe asnjë vend nuk do të mbrohet nga Covid-19 nëse nuk jemi të gjithë të sigurt”, theksoi Borisov. Sipas tij, është çështje solidariteti për të gjithë në BE që të kenë qasje të barabartë në vaksinat, njoftoi BTA.
Së shpejti do të ketë një tepricë vaksinash në Evropë
Nuk ka luftë tregtare për vaksinat - ekziston një problem dhe po kërkohet fajtori. Dejan Denev, shef i Shoqatës së Prodhuesve Farmaceutikë Kërkimor-shkencor në Bullgari tha para BNR se brenda disa muajsh do të ketë një tepricë të vaksinave në Evropë. Ai krahasoi porositjen dhe furnizimin e vaksinave me një ekuacion me disa të panjohura, në sfondin e procesit komplikuar të prodhimit. Deri më tani, vaksina e AstraZeneca dukej më premtuese, dhe vendet që u mbështetën më shumë tek ajo u imponua të avancojnë me furnizime të vaksinave të tjera, shtoi Denev. Nga ana tjetër, një pjesë e madhe e popullsisë së botës, përfshirë Bullgarinë, nuk ka ndërmend të vaksinohet, që do të thotë se ky virus do të shndërrohet. Prandaj, vaksinat e tanishme do të duhet të përmirësohen dhe të përshtaten.
Punëtorët në palestra po përgatiten për të protestuar
Me vendosjen e masave më të rrepta antiepidemike dyjavore në vendin tonë, në disa zona të vendit palestrat janë të mbyllur, dhe të tjerët punojnë deri në 30 për qind të kapacitetit. Në Sofje palestrat punojnë deri në 50 për qind, por menaxherët e tyre janë të shqetësuar për situatën dinamike në të cilën çdo ditë mund të sjellë kufizime të reja ose mbyllje të palestrave. Para BNT, menaxherja e një palestre në Sofje Maria Stançeva theksoi se nëse palestrat mbyllen përsëri dhe kapaciteti i frekuentimit zvogëlohet, palestra e tyre do të bashkohet me protestën, e cila po përgatitet nga kolegët e tyre në vend. Dje për shkak të mbylljes së pjesshme në disa zona, pronarët e palestrave dhe qendrave tregtare protestuan në qytetet Blagoevgrad dhe Pleven.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Gergana Mançeva dhe Ekipi "Lajme"
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..
Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..