Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët jashtë vendit do të votojnë në 69 vende në 4 Prill

Foto: arkiv

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) përcaktoi vendvotimet në 69 vende ku do të ketë seksione votimi jashtë vendit në zgjedhjet parlamentare të 4 prillit.

Sipas Ministrisë së Jashtme, nuk do të ketë vendvotime në Irak, Siri, Libi, Jemen, Afganistan, Pakistan, Kore të Veriut, Mongoli, Vatikan, Vietnam, Palestinë, Indonezi, Kazakistan dhe Uzbekistan.

Për disa qytete në Gjermani, Danimarkë dhe Itali seksionet janë nën pikëpyetje në se autoritetet vendore nuk do të japin pajtim deri më 19 mars.

Vendimi i KQZ-së mund të apelohet në Gjykatën e Lartë Administrative brenda tre ditësh, njoftoi BGNES. Lista e plotë e vendvotimeve jashtë vendit është në:

https://www.cik.bg/bg/decisions/2212/2021-03-12?fbclid=IwAR34o_riM1aMgJ-XoPSBx1h4sSlvuro0YCItwsAg1f0QrL5c5r4M9ZjD7u4

 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri Petër Dillov: Uzinat e Inxhinierisë Mekanike - Sopot nuk do të privatizohen

Nuk planifikohet privatizimi i Uzinave të Inxhinierisë Mekanike - Sopot dhe informacionet e shpërndara në këtë drejtim janë spekulative, deklaroi ministri i ekonomisë dhe industrisë Petër Dillov në takimin e punës me kryetarin e Konfederatës së..

botuar më 25-04-08 12.33.MD
Ognjan Isaev

Ognjan Isaev: Diskutimi për vendin e romëve në shoqërinë bullgare ende nuk është zhvilluar

Rruga drejt prosperitetit ekonomik të romëve kalon përmes legjitimimit kulturor, tha me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve - 8 Prill, Ognjan Isaev, drejtor i programit “Mundësitë dhe Arritjet Arsimore” të Fondacionit “Trust i Alternativës..

botuar më 25-04-08 10.02.PD

Ministria e Drejtësisë propozon masa kundër zvarritjes së proceseve të aksidenteve të rënda rrugore

Ministria e Drejtësisë publikoi për diskutim publik një paketë ndryshimesh legjislative për të luftuar vonesat në rastet e aksidenteve të rënda trafiku. Masat janë rezultat i përkushtimit të ministrit Georgi Georgiev ndaj prindërve, fëmijët e të..

botuar më 25-04-08 9.28.PD