Gara e Federatës Botërore të Kanu-Kajakut do të organizohet në liqenin e parkut pyjor “Lipnik” pranë qytetit danubian Ruse. Në veprimtarinë do të marrin pjesë më se 4000 sportistë si dhe më se 10 000 miq nga vendi dhe nga jashtë, njoftuan nga bashkia.
Qyteti Ruse është me tradita shumëvjeçare në zhvillimin e sporteve ujore. Në territorin e bazës sportive në parkun pyjor të shtrirë nja 10 kilometra larg qytetit, zhvillohet një veprimtari aktive sportive dhe garuese – kanu-kajak, kanotazh, modelim i anijeve, peshkim sportiv, traithlon etj. Parku shfrytëzohet nga banorët e qytetit danubian jo vetëm për ushtrimin e sporteve të ndryshme, por edhe për pushim dhe soditje të imazheve të bukura natyrore.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ivet Goranova fitoi titullin në kategorinë deri në 55 kg “kumite” në Turneun e Karatesë 1 Premier League në Kajro. Kjo është medalja e parë e artë për Bullgarinë në garën më elitare në këtë sport. Kampionia olimpike e Tokios 2020 luajti pesë ndeshje..
Me shumë gabime për gjimnastet filloi dita e fundit e Botërorit të gjimnastikës ritmike në Baku. Ansambli ynë, i cili fitoi titullin e gjithanshëm, përfundoi i katërti në finale me pesë shirita pas ekipeve të Kinës, Izraelit dhe Kazakistanit...
Me dy rekorde botërore në kategorinë e tij të re 97 kg, peshëngritësi bullgar Karlos Nasar fitoi titullin evropian, duke mos lënë asnjë dyshim se kush është lideri aktual dhe i ardhshëm. Bullgari Karlos Nasar është peshëngritësi më i mirë..