Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 377

Foto: BGNES

Mbyllja e shkollave ringjall martesat e hershme rome

Covid-19 riktheu problemin e martesave të hershme midis romëve, tha për BTA Tanja Hristova, eksperte arsimore dhe koordinatore në Qendrën për Dialog dhe Tolerancë Ndëretnike “Amalipe”.

Për shkak të mos frekuentimit të shkollës, një nga problemet e komuniteteve rom u ringjall - martesat e hershme. Që nga fillimi i vitit shkollor, ka pasur më shumë se 25 martesa të hershme në një shkollë të mesme profesionale në Pazarxhik. Trendi është i dukshëm edhe në qytetin Sliven.

Një problem tjetër në pandemi është mungesa e pajisjeve për mësim në internet dhe e aftësive për të punuar me to. Nga “Amalipe” bënë një Akademi për Nxënës - Mentorë. Atje, më shumë se 180 fëmijë nga i gjithë vendi po trajnohen për të ndihmuar bashkëmoshatarët e tyre për të zotëruar pajisjet elektronike, shtoi Hristova.


Ulje e lehtë e numrit të të infektuarve me Covid-19

4008 janë rastet e reja të koronavirusit për 24 orët e fundit në vend, krahasuar me 4201 në 24 orët e mëparshme, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Më shumë se 22 për qind e 17 973 testeve të kryera janë pozitive. Shumica janë të infektuar rishtazi në Sofje – 1121, të ndjekur nga rrethet e qyteteve Burgas - me 329 dhe Plovdiv - me 312 raste të reja.

Rastet aktive të infeksionit janë - 51 919. në spital trajtohen 8082 pacientë, prej tyre 670 janë në njësitë e kujdesit intensiv. 102 njerëz vdiqën me koronavirus të vendosur. 1584 pacientë u shëruan në 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i të vaksinuarve arriti në 356 052 veta.

5350 njerëz u imunizuan në 24 orët e fundit. Me një dozë të dytë u imunizuan 66 741 veta.


Mund të ketë masa të reja lokale antiepidemike pas zgjedhjeve

Ne nuk do të jemi në gjendje të përballojmë numrin në rritje të rasteve të të infektuarve për 10 ditë, por me masat kufizuese do të lehtësojmë ngarkesën e spitaleve, komentoi Doc. Spas Spaskov para Bullgarisë Radios Kombëtare Bullgare.

“Nëse masa duhet të vazhdojë, kjo do të ndodhë pas zgjedhjeve. Sepse shteti nuk mund të mbyllet gjatë zgjedhjeve. Përndryshe, nuk mendoj se jemi vonuar me mbylljen 10-ditore. Në vendosjen e masave për të gjithë vendin nuk ka efikasitet, duhet të mbyllet në nivel lokal”, tha Doc. Spaskov.

Sipas tij, të dhënat laboratorike nga testet PCR nuk janë gjithmonë të besueshme. Prandaj, pacientët me simptoma të Covid-19 duhet të shtrohen në spital dhe të trajtohen, shtoi Doc. Spaskov.


Mbyllja e shkollave ringjall martesat e hershme rome

Covid-19 riktheu problemin e martesave të hershme midis romëve, tha për BTA Tanja Hristova, eksperte arsimore dhe koordinatore në Qendrën për Dialog dhe Tolerancë Ndëretnike “Amalipe”.

Për shkak të mos frekuentimit të shkollës, një nga problemet e komuniteteve rom u ringjall - martesat e hershme. Që nga fillimi i vitit shkollor, ka pasur më shumë se 25 martesa të hershme në një shkollë të mesme profesionale në Pazarxhik. Trendi është i dukshëm edhe në qytetin Sliven.

Një problem tjetër në pandemi është mungesa e pajisjeve për mësim në internet dhe e aftësive për të punuar me to. Nga “Amalipe” bënë një Akademi për Nxënës - Mentorë. Atje, më shumë se 180 fëmijë nga i gjithë vendi po trajnohen për të ndihmuar bashkëmoshatarët e tyre për të zotëruar pajisjet elektronike, shtoi Hristova.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Gergana Mançeva dhe Ekipi "Lajme"

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri Krasimir Vëllçev dhe Patriku Daniil

Ministria e Arsimit po përgatit futjen e edukimit fetar

Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..

botuar më 25-02-20 9.06.PD
Kryeministri Rosen Zheljazkov

Kryeministri Rosen Zheljazkov mbështeti vizionin e përbashkët të BE-së për paqen në Ukrainë

Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..

botuar më 25-02-20 8.43.PD
Një përrallë e bardhë nga Burgasi!
Foto: Marina Kirova në grupin në Facebook

Parashikimi i motit për 20 shtatorin

Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..

botuar më 25-02-19 7.40.MD