Është i siguruar oksigjeni për të gjitha spitalet në vend
Të gjitha spitalet në vend janë të pajisura me oksigjen, tha Zëvendës Ministri i Shëndetësisë Sllavi Paçallov për BNR. Ekziston një rritje e konsumit, e krahasueshme me atë gjatë valës së dytë të koronavirusit në Bullgari në vjeshtë, por deri më tani nuk ka sinjale nga spitalet se ka mungesë të oksigjenit, tha Paçallov.
Pothuajse 24për qind e mostrave të reja për Covid-19 janë pozitive
Për 24 orët e fundit 4467 raste të reja të koronavirusit u identifikuan në vend, me 18 808 teste të kryera. Shumica e tyre janë në Sofje – 1289, pasuar nga Varna - 281, Bllagoevgrad - 190 dhe Ruse – 185. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit. 23.75 për qind e mostrave janë pozitive.
Aktualisht, rastet aktive janë 58 671.
Në 24 orët e fundit 169 persona vdiqën me koronavirus të konfirmuar.
8 689 trajtohen në spital, nga të cilët 691 në njësitë e kujdesit intensiv. 2260 njerëz u shëruan në 24 orët e fundit.
Të vaksinuarit për ditën janë 7 465. Dozat totale të vendosura që nga fillimi i fushatës së vaksinimit janë 376 370, shumica e të cilave – 3461 i përkasin kompanisë AstraZeneca. 73 853 njerëz kanë dy vaksina.
Të gjitha recetat bëhen elektronike nga 1 maji
Recetat elektronike në Bullgari janë akoma më pak të preferuara se ato në letër. Megjithatë, nga 1 maji, të gjithë duhet të jenë në format elektronik. Këtë e tha për BNR Dimitër Marinov, Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Farmaceutik Bullgar. Ai siguroi që farmacistët dhe programet kompjuterikë janë gati të shërbejnë receta elektronike. Recetat e letrës të lëshuara deri në 30 prill do të zbatohen brenda periudhës së vlefshmërisë së tyre, shtoi Marinov.
Recetat elektronike u aplikuan në Bullgari që nga mesi i dhjetorit.
Presidenti diskutoi zgjedhjet e ardhshme me vëzhguesit e OSBE
Bullgaria përballet me sfidën e mbajtjes së zgjedhjeve në një situatë epidemie për herë të parë. Këtë e theksoi Presidenti Rumen Radev në një takim me përfaqësuesit e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë - OSBE, të cilët po monitorojnë përgatitjen dhe mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 4 prill, njoftoi BTA.
U diskutuan kushtet për votimin e qytetarëve në karantinë, vështirësitë në përpunimin e rezultateve të votimit të njëkohshëm me makina dhe fletë votimi, parandalimi i një përqindjeje të lartë të fletëve të votimit të pavlefshme dhe mbikëqyrja video gjatë numërimit të fletëve të votimit dhe përgatitja e protokolleve zgjedhore.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Joan Kolev dhe Ekipi "Lajme"
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në eurozonë. Kjo u bë e qartë nga një intervistë të tij për BTA, në..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren bullgare Sllavena Gergova dhe ambasadorin e BE-së në Izrael Dimitër Cançev, si dhe popullin dhe..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..