Sot, 55 vjet më parë, u krijua Shoqata e parë e Bullgarëve Banatë në Bullgari. Krijimin e saj ia detyrohemi entuziazmit dhe ambicies së trashëgimtarit të bullgarëve nga Vinga, Mihaill Shipkov, i lindur në vitin 1919 në fshatin Asenovo, rajoni i qytetit Pleven.
Shoqata u krijua si një “organizatë patriotike” që bashkonte bullgarët banatë dhe pasardhësit e tyre në Sofje. Ideja është që të mbahen lidhje të ngushta me grupet bashkatdhetare në Bullgari në mënyrë që të ruhet mënyra tradicionale e jetës dhe kultura, dhe vetëdija bullgare banate. Pas vdekjes së Mihaill Shipkovit në 1996, aktivitetet e shoqatës pushuan.
Në vitin 2007, ajo u rinovua përmes regjistrimit të një shoqate të re pasardhëse. Në krye qëndroi Svetllana Karaxhova, e cila çoi në një bashkim gradual të aktiviteteve të shoqatës dhe konceptit "Falmis" i lindur në vitin 1998 për botimin e parë të shtypur të bullgarëve banatë në Bullgari "FALMIS-Uvec falim" (nga përshëndetja katolike “Laudetur Jesus" Christus!”- “Lavdëruari qoftë Jezu Krishtit!”, Falmis vjen nga shkurtimi i kësaj përshëndetjeje).
Në vitin 2016 pranë shoqatës u krijua një grup vallëzimi “Falmis”. Ai bashkoi me folklorin e bullgarëve banatë pasardhësit e bullgarëve banatë në kryeqytet, por me kënaqësi pranon miq dhe admirues nga afër dhe nga larg.Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..
Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..
Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..