Familje të tëra, shumë nënë dhe gra me barrë janë të sëmura me koronavirus si dhe shumë njerëz të rinj gjenden në spital, njoftoi në brifingun e rregullt të autoriteteve shëndetësore ministri i shëndetësisë profesori Kostadin Angjellov. Sipas fjalëve të tij, vala e tretë e Covid-19, nuk i përngjan fare valës së dytë, por vendi ynë do të dalë me sukses prej saj. Ministri bindi se, spitalet janë të përgatitura - për më tepër për faktin, se shumë nga mjekët janë të vaksinuar dhe nuk ka një mangësi tek mjekët.
Po vazhdojnë bisedimet për sigurimin e një sasie suplementare të vaksinave dhe pritet që deri në darkë vendimi të merret në nivel më të lartë, tha akoma profesori Kostadin Angjellov. Do të furnizohen gjithashtu dhe 6 mijë doza të jashtëzakonshme remdesivir.
Për një javë numri i të sëmurëve me koronavirus është rritur me 23%, kurse i të vdekurve me 5%, informoi gjenerali Vencisllav Mutafçijski, shef i Shtabit Operativ Kombëtar. Ai saktësoi se, referencat janë rekorde - 661 në 100 mijë veta në këtë moment janë me Covid-19, kurse 20 në 100 mijë veta po e humbasin jetën për shkak të sëmundjes. Në të njëjtën kohë, zënia e shtretërve në spitale për pacientë pa komplikime u rrit me 17%, kurse në repartet intensive - me 22%. Kështu 69% nga vendet për njerëz në gjendje më të lehtë nëpër spitale janë të zëna, si dhe 70% për pacientët të cilët janë në kujdes intensiv.
Bullgaria zë vendin e 6 në Bashkimin Evropian në bazë të treguesit sëmundshmëri 14 ditësh, derisa numri i të vdekurve na rendit në vendin e 4, njoftoi inspektori shtetëror shëndetësor docenti Angjell Kunçev. “Nëse ne lejojmë një mosrespektim më të gjerë të masave, kemi horizont që të dyfishojmë dy herë e gjysmë numrin e rasteve, të njerëzve të pranuar në spital dhe të të vdekurve,” paralajmëroi ai. Në vend, me më shumë të sëmurë janë zonat Burgas, Silistra, Sofja, Vraca dhe Pleven, kurse me më të ulët - Tërgovishte, Razgrad, Kërxhali, Vidin dhe Pazarxhik.
Ministri i ekonomisë Llëçezar Borisov deklaroi se, po ndërmerren disa lehtësime sa u përket masave kundra epidemiologjike.
Dyqanet për mallra jo ushqimore në qendrat tregtare do të mund të hapin dyer, nëse deri tek to ka një prani nga rruga ose parking. Objektet me një sipërfaqe mbi 300 metra katrore po kështu do të vazhdojnë veprimtarinë e vet, nëse alokojnë më pak hapësirë (deri më 300 metra katror) për klientët e vet, për shembull përmes mureve ndarës. Përveç kësaj në sipërfaqet e hapura tanimë do të mund të zhvillohet tregti.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
“Nëse ka besim të fortë dhe lutje, shenjti do të të ndihmojë dhe do ta çojë lutjen tënde te Zoti”, është i bindur at Georgi Markov nga kisha në fshatin Gorni Llozen të Sofjes, dhe shton se shumë herë ka parë mrekullitë që Shën Gjergji bën edhe sot...
Më 2 maj në Pliska, kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova do të asistojë në kremtimin e 1160 vjetorit të pagëzimit të popullit bullgar dhe 1170 vjetorit të krijimit të alfabetit bullgar . Kjo u njoftua nga qendra e shtypit e..
Dita Ndërkombëtare e Punës në vetëdijen masive të bullgarit shpesh lidhet me periudhën e socializmit dhe demonstratat madhështore që brezi i vjetër i kujton mirë. Megjithatë, ajo ka rrënjë shumë më të thella. Filloi me protestat e punëtorëve në Çikago..
Në vitin 1992 një fëmijë nga Gjeorgjia mbledh gjithë jetën e vet në një çantë të vogël prej kanavace të zezë, për të ikur nga tmerri i bombave… Lufta..