Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja dhe Shkupi të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura

Oliver Warhey
Foto: arkiv

Inkurajojmë Shkupin dhe Sofjen të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të arritur një zgjidhje reciprokisht të pranueshme për çështjet e pazgjidhura. Këtë e tha në Parlamentin Evropian Komisioneri i Zgjerimit i BE Oliver Warhey gjatë një diskutimi të raportit të përparimit të Shkupit mbi integrimin evropian.

“Bëjmë thirrje për abstenime nga deklarata dhe veprime në shkelje të interesave më të gjera evropiane. Marrëveshjet bilaterale të Maqedonisë së Veriut me Greqinë dhe Bullgarinë duhet të zbatohen në mirëbesim nga të gjithë”, tha komisioneri. Warhey shprehu shpresën se bisedimet e pranimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut të fillonin deri në korrik, njoftoi BTA.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Temenuzhka Petkova

Për qeverinë, hyrja në Eurozonë në vitin 2026 është prioritet

Dua kategorikisht të hedh poshtë të gjitha insinuatat se Bullgaria largohet nga Eurozona, tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Ekziston një procedurë që të raportojmë në Eurogrup - në mes të shkurtit. Vetëm atëherë do të shohim se cilët janë..

botuar më 25-01-24 9.33.PD

Parashikimi i motit për 24 janarin 2025

Paraditen e së premtes do të ketë mjegull në ultësira dhe lugina. Vranësirat do të fillojnë të shtohen nga perëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 2 deri në 3°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të ketë..

botuar më 25-01-23 7.35.MD

Detarët bullgarë të kapur janë në atdhe

Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy bullgarët në bord u rrëmbye në Detin e Kuq më 19 nëntor 2023, pak pas fillimit të armiqësive në..

rinovuar më 25-01-23 6.14.MD