Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 383

| rinovuar më 21-03-25 6.11.MD
Foto: arkiv

Vala e tretë e koronavirusit prek të rinjtë, gratë shtatzëna dhe familje të tëra
Familje të tëra, shumë nënë dhe gra me barrë janë të sëmura me koronavirus si dhe shumë njerëz të rinj gjenden në spital, njoftoi në brifingun e rregullt të autoriteteve shëndetësore ministri i shëndetësisë profesori Kostadin Angjellov. Sipas fjalëve të tij, vala e tretë  e Covid-19, nuk i përngjan fare valës së dytë, por vendi ynë do të dalë me sukses prej saj. Ministri bindi se, spitalet janë të përgatitura - për më tepër për faktin, se shumë nga mjekët janë të vaksinuar dhe nuk ka një mangësi tek mjekët.

 
Një numër rekord i të infektuarve dhe i të vdekurve nga Covid-19
Për një javë numri i të sëmurëve me koronavirus është rritur me 23për qind, kurse i të vdekurve me 5 për qind, informoi gjenerali Vencisllav Mutafçijski, shef i Shtabit Operativ Kombëtar. Ai saktësoi se, referencat janë rekorde - 661 në 100 mijë veta në këtë moment janë me Covid-19, kurse 20 në 100 mijë veta po e humbasin jetën për shkak të sëmundjes. Në të njëjtën kohë, zënia e shtretërve në spitale për pacientë  pa komplikime u rrit me 17për qind, kurse në repartet intensive - me 22për qind. Kështu  69 për qind nga vendet për njerëz në gjendje më të lehtë nëpër spitale janë të zëna, si dhe 70 për qind për pacientët të cilët janë në kujdes intensiv.


25.6 për qind e mostrave të koronavirusit janë pozitive
4375 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit. Kjo përbën 25.55 për qind e 17 120 testeve të kryera, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit në mesnatë.
Shumica janë regjistruar rishtazi me infeksionin në Sofje - 1105, ndjekur nga Plovdiv - 367, Burgas - 364 dhe Varna - 362.
Tashmë janë 9125 pacientë të shtruar në spital me Covid-19, nga të cilët 743 janë në njësitë e kujdesit intensiv.
106 njerëz vdiqën nga koronavirus në 24 orë, 2709 u shëruan.
401 309 vaksina u bënë në vend. Numri  i përgjithshëm i njerëzve të vaksinuar me dozën e dytë është 79 977.

 
Lehtësuan regjimin për dyqanet jo-ushqimore, por vetëm për disa orë
Disa orë pasi Ministri i Ekonomisë Laçezar Borisov njoftoi udhëzimet për të riorganizuar funksionimin e dyqaneve të mëdha jo-ushqimore në mënyrë që ata të mund të funksiononin përsëri, u njoftua se ky lehtësim do të hiqej. Në brifingun e rregullt, u njoftua se dyqanet jo-ushqimore do të ishin në gjendje të rinisnin punën e tyre duke kufizuar sipërfaqen e tyre në 300 metra katrorë. Pësoi një reagim të ashpër nga pronarët e restoranteve, të cilët këmbëngulën të hapnin vendet e tyre në të njëjtat kushte. Në pasditen e vonë sot, megjithatë, shërbimi i shtypit pranë Ministrisë së Ekonomisë njoftoi se me urdhër të Kryeministrit Bojko Borisov dhe në përputhje me barazinë midis degave të ndryshme, si dhe për shkak të skadimit pas vetëm 6 ditësh të masave shtrënguese, Ministri i Ekonomisë revokoi udhëzimet e lëshuara më herët sot.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.



Përpiloi: Diana Cankova dhe Ekipi "Lajme"
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Superkompjuteri bullgar Discoverer

Kanë në plan të krijojnë një fabrikë të inteligjencës artificiale në Sofje

Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..

botuar më 25-02-18 12.32.MD

Bullgaria do të kërkojë një raport të konvergjencës për eurozonën deri në fund të muajit

Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..

botuar më 25-02-18 9.58.PD

SHBA e pyetën edhe Bullgarinë nëse vendi do të dërgonte trupa në Ukrainë

Vendimi për dërgimin e trupave në Ukrainë është prerogativë ekskluzive e parlamentit. Kështu thuhet në një qëndrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pas një kërkese të SHBA-së drejtuar vendeve evropiane. Pyetjet për pjesëmarrjen e mundshme në..

botuar më 25-02-18 9.17.PD