Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjimnastеt bullgarе synojnë medalje të arta në Kupën Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje

Maria Petrova: Dallohet një konkurrencë shumë e fortë

Foto: Facebook / @BGRGfederation

Salla më e madhe sportive në vendin tonë do të ndezë dritat e saj festive për të mirëpritur elitën e gjimnastikës ritmike botërore nga 26 deri më 28 mars.

Gjashtëdhjetë e një gjimnaste individuale dhe 11 ansamble nga 35 vende do të garojnë për çmimet e Kupës Botërore në Sofje. Ky është një nga pak turnet e gjimnastikës ritmike që zhvillohet që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

Gara është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse është një kualifikim për gjimnastet individuale për Lojërat Olimpike”, tha Maria Petrova kampionia tre herë e botës dhe aktualisht nënkryetare e Federatës Bullgare të Gjimnastikës Ritmike. - Kupa e Botës do të mbahet në përputhje të plotë me udhëzimet e Inspektoratit Rajonal të Shëndetësisë - nuk do të lejohet që të ketë publik, arbitrit do të ndahen me mure me pleksiglas, turmat do të shmangen, vajzat nuk do të qëndrojnë gjatë në të njëjtën qilim. Në përgjithësi, ne po hyjmë në një epokë të re në të cilën duhet të përballemi dhe të vazhdojmë të jetojmë.”

Мария Петрова

Mjerisht, përveç tensionit nga gara e madhe gjimnastet do të duhet të përballojnë edhe barrierën psikologjike krijuar nga qetësia dhe zbrazëtia në sallë.

“Kur nuk ka publik, garat zhvillohen në një mënyrë krejt tjetër - thekson Maria Petrova. - Prandaj u thashë trajnerëve tanë që të jenë të përgatitur për diçka ndryshe dhe të çuditshme.”

Pavarësisht që fillimisht të gjitha gjimnastet e shquara deklaruan se do të mbërrijnë në Bullgari u bë e qartë se në Sofje nuk do të garojnë - rusët Dina dhe Arina Averini, Katerina Galkina nga Bjellorusia, ekipi i parë i ansamblit rus, si dhe ata nga Italia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara. Vendi ynë do të përfaqësohet nga Borjana Kalein dhe Katrin Taseva, të cilat një javë më parë demonstruan formë të mirë dhe ndanë medaljet e arta të veglave të Kampionatit Shtetëror “Zhulieta Shishmanova”, dhe ansamblin e yjeve - Simona Djankova, Llaura Traats, Madlen Radukanova, Stefani Kirjakova dhe Erika Zafirova. Ato të gjithë tashmë kanë fituar kuotat e tyre për Lojërat Olimpike të Tokios.

Duket se konkurrenca do të jetë shumë e fortë - është kategorike Maria Petrova. - Për garën individuale po vijnë Anastasia Sallos dhe Alina Harnasko nga Bjellorusia, kampionia e Evropës Linoj Ashram nga Izraeli, Milena Baldasari dhe Sofia Rafaeli nga Italia, ansambli i Japonisë, i cili është pretendues për medalje, si dhe ai i Bjellorusisë. Prania e Rusisë në garat individuale do të mungojë, por ajo do të marrë pjesë me ansamblin e vet.”

Si në çdo garë tjetër edhe në Kupën e Botës gjimnastet bullgare i vendosën vetes qëllimin më të lartë - medaljet e arta. Sipas Maria Petrova, vajzat bullgare nuk kanë as trauma, as ndonjë pasojë si rezultat i pandemisë dhe ekzistojnë të gjitha parakushtet për të lumturuar tifozët e tyre bullgarë.

A mund të përmirësohet forma e tanishme e mirë e gjimnasteve bullgare deri në Lojërat Olimpike?

Fakti që nuk kishte gara dhe përgatitja nuk ishte e rregullt, u bë shkak për motivimin e tyre më të vështirë - thotë Maria Petrova. - Sidoqoftë, vitin e kaluar u mbajt Kampionati Evropian në Kiev (Ukrainë) me pjesëmarrjen e tyre, tani Kupa e Botës, një tjetër ka për tu zhvilluan në Tashkent (Uzbekistan), një garë në Pesaro (Itali) dhe në qershor Kampionati Evropian në Varna (Bullgari).

Të gjitha ato gara do të ndihmojnë gjimnastet bullgare të përmirësojnë formën e tyre. Natyrisht që këtu e tutje olimpiada është qëllimi i fundit dhe shpresojmë që forma e tyre të arrijë kulmin e saj.”

Gara për Kupën Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje do të transmetohet në një nga televizionet kombëtare nga salla “Arena Armeec”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook /@BGRGfederation dhe BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Ivanov

Bashkatdhetari ynë Ivajllo Ivanov është arbitri i parë në çerekfinalen e volejbollit në Paris

Akoma në ditën e parë të eliminimit në Turneun e Volejbollit në Olimpiadën e Parisit, arbitri më i mirë bullgar Ivajllo Ivanov do të jetë arbitri i parë i ndeshjes në çerekfinalen për meshkuj ndërmjet Italisë dhe Japonisë. Në Lojërat në..

botuar më 24-08-05 1.29.MD
Ju-Ting Lin

Reagimi i ashpër i Komitetit Olimpik Bullgar kundër pjesëmarrjes së boksiereve femra që nuk e kaluan testin gjinor

Komiteti Olimpik Bullgar doli me qëndrim të fortë kundër pjesëmarrjes në Olimpiadën e Parisit të dy boksiereve të cilat nuk e kaluan testin gjinor. "Komiteti Olimpik Bullgar ngre edhe një herë çështjen e respektimit të rreptë të barazisë gjinore në..

botuar më 24-08-02 2.43.MD
Kolazhi: Ivan Petrov

Për Lojërat Olimpike me dashuri dhe krenari

Para disa ditësh filluan Lojërat Olimpike Verore XXXIII. Për herë të tretë në historinë tonë moderne dhe saktësisht një shekull pas pritjes së fundit, forumi më i rëndësishëm sportiv po mbahet sërish në kryeqytetin francez Paris, i cili është dhe..

botuar më 24-07-30 6.45.PD