Nëse sëmundshmëria nga Covid-19 pakësohet dhe Bullgaria hyn në zonën e gjelbër, mund të kemi një stinë të mirë turistike verore, prognozon kryetari i Dhomës Turistike të Varnës Ilin Dimitrov përpara Agjencisë Telegrafike Bullgare. Pritjet janë për rreth 4,5 milionë turistë të huaj, por ata do të vijnë vetëm nëse jemi në zonën e gjelbër dhe vaksinojmë punonjësit në sektor, të cilët kanë dëshirë për këtë, vuri në dukje Dimitrov.
Tanimë janë të qarta rregullat për funksionimin e objekteve turistike për këtë vit, të cilat i mbi ndërtojnë ato nga viti i kaluar. Sipas Dimitrovit, ekzistojnë disa pyetje, të cilat akoma po mbeten pa përgjigje. Më e rëndësishmja është nëse njerëzit me një vaksinë të vendosur ruse ose kineze do të pranohen si të vaksinuar ose jo. Ky problem është me një rëndësi të madhe, meqenëse tek ne për sezonin mbase do të vijnë të punojnë nëpunës nga Azia, shtoi Dimitrovi. Prognoza e ekspertit është se, ai i cili do të rimëkëmbë ekonominë e tij të turizmit më shpejt , do të jetë në gjendje të tërheqë edhe stafin më të fuqishëm dhe më të ditur. Mjerisht, ne jemi më pak konkurrues dhe mund të dalë se industria do të jetë më e dobët, sesa përpara disa vjetëve, tha Dimitrov.
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Era do të dobësohet në shumë zona. Vetëm në Fushën e Danubit do të fryjë erë e dobët dhe përkohësisht mesatare nga perëndimi. Temperaturat minimale do të jenë..
Komisioneri Evropian për Demokraci, Drejtësi, Sundim të Ligjit dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, ndodhet për një vizitë pune në Bullgari. Pas takimit me ministrin e drejtësisë, Georgi Georgiev, ai tha para mediave se përbërja dhe..
Shenjtëria e tij Patriarku bullgar Daniil kreu një lutje në hapjen e edicionit jubilar të Javës së Pyllit, njoftoi Patriarkana Bullgare në faqen e saj të internetit. Lutja u shërbeu në sheshin para Katedrales Patriarkale “Shën Aleksandër..
Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë - 7 prill, kryeministri Rosen Zheljazkov shprehu vlerësimin dhe respektin e thellë për mjekët dhe..
Shoqata civile "Engjëjt në rrugë" organizoi një protestë para Gjykatës në Sofje kundër aksidenteve rrugore që morën qindra jetë. Procesioni kaloi..
Përmirësimi i rrjetit rrugor kërkon rreth një miliardë euro në vit, në vazhdim të 10 viteve. Para BNR-së, Jasen Ishev, kryetar i Sindikatës Shkencore dhe..