Gjatë vitit 2021 shkolla më e vjetër e lartë për muzikë tek ne feston jubileun e vet 100 vjeçar. Ky rast i shquar shënohet me një program të pasur dhe shumëngjyrësh prej ngjarjeve bazë dhe shoqëruese, kurse përgatitja ka filluar akoma vjet, mësojmë nga profesoresha Borisllava Taneva - pedagoge, kompozitore, interpretuese e njohur, zëvendës rektore e Akademisë.
“Ngjarja e parë e madhe, e cila i është kushtuar përvjetorit është më 22 maj - hapja festive e Festivalit Ndërkombëtar “Javët Muzikore të Sofjes” - tregon profesoresha Taneva. Do të marrin pjesë të gjitha grupet përfaqësive të Akademisë – Big Bendi, Orkestra Studentore e Dhomës, Orkestra Simfonike e Studentëve, Orkestra Simfonike Akademike e të tjera. Në të njëjtën ditë në hyrjen e sallës “Bëllgaria” hapet ekspozita “Kujtesa Muzikore e Bullgarisë - lavdi dhe tradita”, që do të jetë aty gjatë kohës së gjithë festivalit. Aksenti i dytë nga programi bazë është vepër e Fakultetit Vokal. Me ndihmën e Operës së Stara Zagorës, studentët tanë do të prezantojnë operën “Eliksiri i dashurisë” në sallën e teatrit “Sofja”. Spektaklet janë më 25 e 26 qershor dhe janë pjesë nga Festivali Muzikor Evropian. Ngjarjen qendrore e kemi planifikuar në Ditën Ndërkombëtare të Muzikës 1 tetor. Në sallën e madhe të koncerteve do të tingëllojë himni i Akademisë Kombëtare Muzikore, i shkruar posaçërisht për këtë rast nga akademiku Vasill Kazanxhiev, si dhe krijime të Panço Vlladigerovit, Listit e të tjerë, në ekzekutim të studentëve tanë më të mirë. Do të ketë dhe takim të rektorëve të akademive muzikore nga Evropa Lindore dhe Ballkani. Në Ditët e Dyerve të Hapura (29-31) tetor çdo një i cili ka interes, do të ketë mundësi të njihet me veprimtarinë e fakulteteve dhe të degëve të ndryshme. Ngjarja e fundit më e madhe do të jetë më 1 nëntor - një koncert të pedagogëve tanë. Në programin bazë janë përfshirë po kështu klasat e mjeshtërisë të primës sonë të operës Krasimira Stojanova dhe të regjisores së shquar të operës Vera Nemirova.”
100 vjetori do të nderohet dhe nga Ministria e Komunikacioneve me një pullë jubilare, si dhe nga Banka Popullore Bullgare, e cila po përgatit një monedhë jubile.
“Programi shoqërues tanimë filloi - shton profesoresha Taneva. Kemi planifikuar ngjarje me përkrahjen dhe të ambasadave, të qendrave kulturore tek ne dhe jashtë shtetit. Po planifikojmë dhe një koncert të interpretuesve të njohur, të cilët janë dhe shpresat e reja në radhët tona pedagogjike. Dua të shënoj se të gjitha festivalet më të mëdha tek ne i përkushtojnë koncerte këtij përvjetori. Të mos lemë pa përmendur dhe faktin se që të gjitha orkestrat simfonike dhe teatrot e operës të paktën njëherë gjatë këtij viti jubile do t’u ofrojnë skenë studentëve tanë të njohur.”
100 vjet padyshim që është një periudhë kohe mjaft respektuese, por dhe siç dihet, nëpër botë ka shkolla të larta për muzikë me një histori shumë më të gjatë. Pavarësisht nga kjo Akademia Kombëtare Muzikore u jep mundësi unike studentëve dhe mësuesve të saj, sipas Prof. Taneva, e cila ka studiuar, ka dhënë mësime dhe ka organizuar klasa mjeshtërie kudo në botë:
“Mund të them se Akademia Kombëtare Muzikore është në një vend jashtëzakonisht të lartë. Jo sepse kështu do të doja, por në bazë të shkaqeve fare objektive - ne kemi një bibliotekë jashtëzakonisht të pasur, pedagogë të shkëlqyeshëm, një studio të shkëlqyer për regji të zërit. Por para se gjithësh mund t’i gëzohemi diçka, e cila mungon në botë - Orkestra Simfonike Akademike me të cilën studentët në degën e dirigjimit çdo javë zhvillojnë koncerte, kurse solistë janë përfaqësues të degëve skenike. Kemi dhe kor, me të cilin punojnë studentët në degën e dirigjimit koral. Pohoj se ky është një prioritet luksi i jashtëzakonshëm. Kemi se me çfarë të krenohemi dhe se çfarë t’i japim botës”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 5 tetor, në sallën e dhomës "Bullgaria" në Sofje, Sllavin Peev do të festojë dy dekada në skenë me arie të njohura nga klasikët e operës. Së bashku me të para të pranishmëve do të dalë edhe pianistja dhe kompozitorja Bllagovesta Konstantinova...
Kori i Fëmijëve i Radios Komb;tare Bullgare (BNR) është ndër finalistët e konkursit prestigjioz ndërkombëtar për koret joprofesionale “ Le të këndojnë popujt ”, i cili mbahet nën kujdestarinë e Bashkimit Evropian për Radio dhe Televizion (EBU). Në..
Nga 4 deri më 6 tetor, Plovdiv do të bëhet kryeqyteti i kitarës. Kjo për shkak të festivalit GuitART, i cili për të nëntin vit radhazi do të na ofrojë një takim me kitaristë me famë botërore dhe grupe të reja me muzikantë të talentuar nga vende të..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën..