983 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari për 24 orët e fundit, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Më shumë se 24% e 4094 testeve të kryera janë pozitive. Shumica e rasteve të reja janë në Sofje – 318, të ndjekura nga Varna dhe Burgas, përkatësisht, me 91 dhe 89 të infektuar.
Numri i rasteve aktive është 66 682. 9839 pacientë janë të shtruar në spital. 773 pacientë janë në njësitë e kujdesit intensiv. 60 njerëz me koronavirus të regjistruar kanë vdekur brenda harkut të shënuar kohor prej 24 orësh, ndërsa numri i të shëruarve është 457.
Gjatë 24 orëve të fundit janë vendosur 2383 vaksina kundër Covid-19. Dozat e vaksinave të kryera në Bullgari janë mbi 436 000. 88 214 njerëz janë imunizuar me dozën e dytë.
Paraditen e së mërkurës do të ketë vranësira me shtresa të ulëta ose vende-vende mjegull në fusha, lugina dhe rreth pellgjeve. Temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 1°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot me..
Këshilli i Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave mban sot një mbledhje të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Tema është “Rishikimi dhe analiza e situatës aktuale gjeopolitike dhe rreziqet që rrjedhin për sigurinë kombëtare”. Përveç anëtarëve..
Kushtet e punës për gratë në Bullgari janë ndër më të këqijat në BE, ku vendi renditet në vendin e 17-të me një rezultat 7.25 nga 10 të mundshme. Rezultati është për shkak të numrit të vogël të grave në pozicione drejtuese, sipas një analize të..
Historia nuk është një arsye përçarjeje, por një fat i përbashkët, një përvojë e jetuar nga e cila duhet të dalim më të mençur, më tolerantë, më të..
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha..
Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në..