Në shkurt 2021, në situatën e vazhdueshme të epidemisë, udhëtimet e shtetasve bullgarë jashtë ishin 215 300 ose 46,3% nën ato të regjistruara në shkurt 2020, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave.
Në shkurt 2021 vizitat e të huajve në Bullgari ishin 240 900 ose me 52.6% më pak krahasuar me shkurtin e vitit 2020.
Një ulje drastike e udhëtimeve është regjistruar për të gjitha qëllimet e vëzhguara: "pushimet dhe ekskursionet" - 81.7%, "biznesi" - 50.7% dhe "të tjera" - 21.7 për qind.
Nga të huajt që vizituan Bullgarinë në shkurt 2021, shtetasit e BE ishin 40.7% ose 56.4% më pak se një vit më parë. Përjashtim bëjnë vizitat nga Republika Çeke, ku ka një rritje prej 76.1 për qind.
Sezoni turistik po fiton vrull. Ai u hap zyrtarisht më 31 maj në Pomorie nga Ministri i Turizmit Mirosllav Borshosh, por duke pasur parasysh temperaturat e larta të ditëve të fundit, fluksi i turistëve është bërë më i dukshëm, thonë përfaqësuesit..
Një atraksion i ri në Burgas (Bullgaria Juglindore) hap dyert e tij në fillim të sezonit të verës. Ky është një park litari me një strukturë në shkallë të gjerë, i cili tashmë po ndërtohet në parkun "Ezero" ("Liqeni”), pranë qendrës së hipizmit dhe..
Sakar, një nga malet më misterioze dhe pak të njohura në vendin tonë, po bëhet ngadalë por me siguri një destinacion i ri për turizëm të qëndrueshëm. Rajoni, i vendosur midis Rodopeve Lindore dhe Stranxhës, ishte larg flukseve turistike për..
Mbi 800 nomadë digjitalë, sipërmarrës dhe krijues nga 50 shtete mbërritën në Bansko për edicionin e gjashtë të Bansko Nomad Fest – një nga ngjarjet..