Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkallëzimi i Covid-19 në prag të zgjedhjeve mund të shndërrohet në një shaka të keqe

Po rrjedhin 5 ditët e fundit nga fushata zgjedhore në Bullgari

Foto: pinterest

A do të jenë në gjendje kandidatët për parlamentin e ri të mposhtin lojtarin më të fortë në këto zgjedhje - epideminë nga koronavirusi dhe të modelojnë qëndrimet e votuesve në favor të tyre? Përgjigjen e kësaj pyetjeje nuk e marrin përsipër ta japin madje dhe sociologët dhe ekspertët politikë, duke pohuar me luhatjen e tyre paparashikueshmërinë si karakteristikën më të sigurt të votës së ardhshme.

PR-i politik Ljubomir Allamov e përcakton fushatën zgjedhore si të çuditshme dhe sqaron se prej kohe nuk ka parë një shportë kaq të pasur premtimesh. “Po të realizojnë madje vetëm 10% nga kjo e cila po rrjedh, mbase pas një viti do të jetojmë në një parajsë”, deklaroi ai përpara Radios Kombëtare Bullgare - Plovdiv.

Ljubomir Allamov

“Partitë janë lehtë të trembura, sepse njerëzit filluan të kuptojnë se modeli i tanishëm i sistemit politik është shtrembëruar - vazhdon Ljubomir Allamov. Këto nuk janë parti standarde - këto janë grupe në bazë të interesave, të cilat nuk mbrojnë vlera ose politika të caktuara, por dëshirën e vet të jenë në pushtet. Protestat, koronakriza, ajo që rastisi gjatë 1-2 vjetët e fundit i detyruan njerëzit të jenë shumë skeptikë. Kjo është njëra nga arsyet që të ketë kaq shumë kuota qytetarësh nëpër lista. Dhe nëse ky fakt është i kuptueshëm për disa formacione të reja, ai është krejtësisht i pakuptueshëm për partitë e vjetra, të cilat kanë qenë në pushtet dhe duhet të kenë struktura dhe njerëz për vendet e para”.

Listat e mbushura me aktorë, atletë, ndikues përcaktohen nga PR-i si një shufër elementare e peshkimit, në të cilën votuesit nuk do të kapen. Kjo deri diku është e rëndësishme dhe për mjekët kandidat deputetë, të cilët kanë grumbulluar një popullaritet të madh për shkak të epidemisë dhe tani po përdoren për tërheqjen e ndonjë vote tjetër”.

“Le të mos të harrojmë se disa nga forcat politike janë për mandat të radhës në parlament dhe nëse donin të bënin reforma, ata do t’i bënin deri tani, kështu që çështja nuk është nëse ata do të tërheqin një-dy mjekë - është më se kategorik Ljubomir Allamov. Aktualisht, njerëzit nuk i dëgjojnë shumë premtimet zgjedhore, sepse janë të shqetësuar dhe të stresuar. Çdo një prej nesh ka ndonjë, i cili është i prekur nga koronavirusi, i cili është pa punë ose i cili ka frikë për të ardhmen e vet. Ky shqetësim mund t’i detyrojë të votojnë për të keqen e njohur në vend të shpresës së panjohur, mbase.”

Sipas sociologut Cvetozar Tomov për drejtuesit është më e leverdishme që aktiviteti zgjedhor të jetë i ulët dhe njerëzit të kenë frikë nga akti i votimit - në përgjithësi në prag të zgjedhjeve tensioni rreth Covid-19 të rritet. Por, nëse situata fiton përmasa katastrofale, kjo mund të jetë një “shaka e keqe” për ta, prognozoi ai përpara BNR-Varna.

Cvetozar Tomov

“Po ecim drejt majës më të rëndë të epidemisë, që do të arrihet rreth datës së zgjedhjeve - prognozon akoma Cvetozar Tomov. Në këtë kohë vaksinimi po qëndron në një vend, po rritet numri i të infektuarve, të njerëzve të hospitalizuar, të atyre në karantinë, po rritet dhe tensioni i temës Covid-19. Me afrimin e zgjedhjeve do të rritet dhe vdekshmëria, e cila lëviz disa javë pas majës së sëmundjeve. Kështu që është shumë e vështirë të mund të parashikohet derisa e gjithë kjo do të ndryshojë pamjen e tanishme, të regjistruar përmes studimeve sociologjike”.

Sociologu prognozon zgjedhje në një situatë të frikës dhe të një mosbesimi rritës ndaj pushtetit. Sipas tij frika mund të ndikojë mbi aktivitetin zgjedhor dhe ta ulë atë ashpër, derisa mosbesimi ndaj pushtetit mund të mobilizojë një votë kriminele.

“Por frika ime më e madhe është se pas këtyre zgjedhjeve tensioni politik në vend do të rritet” - shton ai.

Redaktore: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..

botuar më 24-11-08 3.30.MD

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD
Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD