Shkencëtarët bullgarë po testojnë preparate kundër Covid-19 bazuar në antitrupat e marra nga kulloshtra e kafshëve. Ato do të aplikohen në mukozën e zgavrës së gojës dhe të hundës, tha para BTA doc. dr. Wolf Lupke. Ai mendon se vaksinimi është i përshtatshëm vetëm për profilaksinë e njerëzve të shëndetshëm, por tek të sëmurët dhe personeli mjekësor është më mirë të përdoren antitrupa që mbrojnë nga ndërlikimet.
Një trajtim i tillë tashmë është testuar ndër kafshët e infektuara me koronavirus dhe sëmundja është ndalur brenda një jave.
Tashmë po punohet me institutet e mikrobiologjisë dhe kriobiologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, që të përgatitet partneritet për prodhimin e preparateve në një uzinë në Peshtera.
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..
Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..