Autoritetet në Bullgari "kanë ndërmarrë hapa për të ndjekur penalisht dhe ndëshkuar zyrtarët që kanë shkelur të drejtat e njeriut, por veprimet janë të pamjaftueshme," thuhet në raportin vjetor të Departamentit të Shtetit të SHBA-së mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në botë.
Problemet serioze përfshijnë: raste të dhunës policore; arrestime arbitrare; probleme serioze me pavarësinë e gjyqësorit; kufizime të ashpra në shprehjen e lirë dhe presion i korporatave mbi media; përpjekjet për të kontrolluar politikat editoriale të Televizionit Kombëtar Bullgar /BNT/ dhe të Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ të financuara nga shteti, përmes ndikimit të politizuar në menaxhimin e tyre; pjesëmarrja e pandëshkuar e zyrtarëve në praktikat korruptive dhe shkeljet e rregullave për prokurimet publike.
Konstatohet se qeveria përgjithësisht respekton lirinë e fjalës dhe se gjyqësori në përgjithësi zbaton të drejtën për një gjykim të drejtë dhe publik.Një mekanizëm koordinues që funksionon vazhdimisht do të kontrollojë, parandalojë dhe kundërshtojë kontrabandën, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me përfaqësuesit e shërbimeve. “Qëllimet janë të qarta, qasja do të jetë solide”,..
"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) i bëri thirrje ministrit rajonal Ivan Ivanov që menjëherë të shkarkojë nga detyrat kryetarin e Bordit të Agjencisë së Infrastrukturës Rrugore, inxh. Jordan Vëllçev. “Arsyet e kërkesës janë..
20 për qind reduktim i vdekjeve dhe 20 për qind reduktim i traumatizmit në rrugë. Këtë synim e bëri të ditur Grozdan Karaxhov pas përfundimit të takimit për sigurinë rrugore dhe luftën kundër aksidenteve në rrugë, të thirrur nga kryeministri Rosen..
Palombarë anëtarë të Shoqatës Jofitimprurëse "Miqtë e Detit - Burgas" përshkruan dhe shënuan në një hartë vendet më interesante dhe më të vizituara..
"Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme..
Punëtorët e transportit publik në Sofje, Varna dhe Ruse janë duke marrë pjesë në një protestë kombëtare në kryeqytet nën sloganin "Punë e..