Bullgaria është një nga 5 vendet anëtare të BE që mund të marrin gjithsej 2.86 miliona "vaksina të solidaritetit" nga Pfizer dhe BioNtech. Propozimi është i presidencës portugeze të BE, njofton sajti "Politiko". Vaksinat janë pjesë e 10 milion dozave që do të rishpërndahen në BE deri në fund të qershorit.
Fushata e vaksinimit mund të vazhdojë në mënyrë aktive me mbi 200,000 doza të siguruara kundër Covid-19, pasi 151,000 të tjerë mbërritën më 31 mars, tha Kryeministri Bojko Borisov. Këshilli i Ministrave miratoi një Marrëveshje për dhurimin e pajisjeve të kompleteve të testeve të antigjenit nga Komisioni Evropian. Sipas marrëveshjes, vendi do të marrë 134,825 komplete, vuri në dukje zyra e shtypit e qeverisë.
Në ditën e 25-të të zgjedhjeve të Asamblesë së re të 51-të Kombëtare, nga prova e 11-të, u zgjodh për Kryetare të Kuvendit Prof. e Asoc. Natalija Kisellova nga Partia Socialiste Bullgare (BSP) me 140 vota “pro”, 93 “kundër” dhe asnjë abstenim. Ajo..
Një mision i planifikuar i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) u krye në centralin atomik “Kozlloduj” për të shqyrtuar sigurinë operacionale të centralit sipas standardeve të agjencisë. Gjatë inspektimit në 3 javët e fundit, 13 ekspertë nga..
Mëngjesin e së premtes në zonat fushore dhe në ultësira do të ketë dukshmëri të reduktuar. Reshje shiu do të bien në veri të Bullgarisë, vende-vende në rajonet jugperëndimore dhe në Ultësirën e Trakisë së Epërme. Do të fryjë erë e lehtë, e cila në mbrëmje..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov ka dorëzuar në regjistrin e Kuvendit të 51-të Popullor heqjen e imunitetit si përfaqësues i..
Austria tërheq veton për anëtarësimin e plotë të Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën Shengen, njoftoi Ministria e Brendshme austriake, transmeton BTA...
Është shumë herët për të parashikuar se si ngjarjet në Siri do të ndikojnë në luftën në Ukrainë. Kështu thotë Komisioneri Evropian i Mbrojtjes Andrius..