Pritet ulje e sëmundshmërisë nga Covid-19 në kuadrin e një jave
Nuk ka rregulla për trajtimin e krizës dhe zbatimi i masave ekstreme nuk është një zgjidhje, tha para BNT kryeinspektori shtetëror i shëndetësisë prof. Angell Kunçev. Sipas tij, masat, të cilat do të lehtësohen që nga 1 prilli, do t'i lejojnë njerëzit “të marrin frymë”.Shfuqizimi i masave është në përputhje me treguesit mjekësorë dhe është i domosdoshëm sepse kur ato zgjasin më shumë se dy javë, shoqëria lodhet dhe kontrolli dobësohet. Këtë e shtoi në bTV drejtori i Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Infektive dhe Parazitare dhe anëtar i Shtabit Operativ Kombëtar për Covid-19 Prof. Todor Kantarxhiev. Ai shpjegoi se vendi është në një pllajë dhe se pritet rënie e numrit të pacientëve brenda një jave.
Dyqanet e mëdha janë të pakënaqura për mbylljen e tyre pas 1 prillit
Mbyllja e dyqaneve të mëdha jo-ushqimore rrit rrezikun e përhapjes së Covid-19, sipas një deklarate nga Shoqata për Tregti Moderne. Kur dyqanet e mëdha nuk janë duke punuar, klientët drejtohen në objekte të vogla ku është e vështirë të respektohen rregulloret shëndetësore. Deri më tani, kompanitë kryesore kanë provuar se mund të sigurojnë distancë mes vizituesve, kontroll të qasjes, dezinfektim dhe pajtueshmëri të plotë me të gjitha masat anti-epidemike.Mbyllja e vazhdueshme e dyqaneve të mëdha ka pasoja të rënda ekonomike jo vetëm për shitësit me pakicë por edhe për të gjithë sistemin e bizneseve të lidhura me pakicë dhe madje mund të çojë në falimentime dhe rritje të papunësisë.
Për herë të parë të infektuarit me Covid-19 janë mbi 5000
5176 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit. 25,3% e 20,455 testeve të kryera janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Rastet më të reja janë në Sofje - 1321, pasuar nga rrethet e Varnës - 463 dhe Plovdiv - 425.69,666 janë rastet aktive të të infektuarve. 9811 pacientë u shtruan në spital. 748 janë në njësitë e kujdesit intensiv. 155 pacientë me koronavirus vdiqën gjatë harkut të shënuar kohor prej 24 orësh dhe bashkë me ta numri total i të vdekurve arriti 13,068 që nga fillimi i pandemisë. 3219 njerëz janë shëruar në 24 orët e fundit.13,183 njerëz janë vaksinuar në këtë periudhë kohore. Të vaksinuarit deri tani janë 458 731. Me dozën e dytë janë imunizuar 93 081 persona.
Bullgaria është ndër vendet në BE, të cilat janë në pritje të vaksinave suplementare
Bullgaria është një nga 5 vendet anëtare të BE që mund të marrin gjithsej 2.86 miliona "vaksina të solidaritetit" nga Pfizer dhe BioNtech. Propozimi është i presidencës portugeze të BE, njofton sajti "Politiko". Vaksinat janë pjesë e 10 milion dozave që do të rishpërndahen në BE deri në fund të qershorit.Fushata e vaksinimit mund të vazhdojë në mënyrë aktive me mbi 200,000 doza të siguruara kundër Covid-19, pasi 151,000 të tjerë mbërritën më 31 mars, tha Kryeministri Bojko Borisov. Këshilli i Ministrave miratoi një Marrëveshje për dhurimin e pajisjeve të kompleteve të testeve të antigjenit nga Komisioni Evropian. Sipas marrëveshjes, vendi do të marrë 134,825 komplete, vuri në dukje zyra e shtypit e qeverisë.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Autor: Joan Kolev dhe ekipi “Lajme”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..