4 207 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari pas 17,947 testeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit në mesnatë. 23.4% e mostrave të testuara janë pozitive. Shumica e bartësve të rinj të infeksionit janë në Sofje - 1,138, pasuar nga Varna - 367 dhe Plovdiv - 344.
10,093 persona me infeksionin e koronavirusit u shtruan në spital, ose 282 më shumë se një ditë më parë. 772 janë në njësinë e kujdesit intensiv. 3,869 njerëz u raportuan të kuruar.
Ka 129 vdekje në ditë, dhe bashkë me to numri i përgjithshëm i vdekjeve në Bullgari me koronavirus që nga fillimi i pandemisë arriti 13.197 veta.
Rastet aktive janë 69,875. Numri i përgjithshëm i dozave të injektuara të vaksinave në vend është 472,443. Prej tyre, 13,712 u vendosën gjatë 24 orëve të fundit. Të vaksinuarit me dy doza janë 95 003.
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha nënpresidentja Ilijana Jotova pas ceremonisë zyrtare në Sofje me rastin e 3 Marsit. Mungesa e..
Festa Kombëtare e Bullgarisë u shënua me bërjen e homazheve dhe vendosjen e luleve dhe kurorave lulesh përpara Monumentit të Ushtarit të Panjohur në Sofje dhe ngritjen e flamurit kombëtar. Të pranishëm ishin nënpresidentja Ilijana Jotova, ministri i..
Bullgaria do të marrë pjesë në Ekspozitën Botërore EXPO 2025 me një stendë kombëtare, ku me propozim të Ministrisë së Turizmit do të punojnë studentë bullgarë. Shteti bullgar do të ketë pavijonin e tij, të klasës më të lartë të tipit "A", njoftoi..
Këshilli i Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave mban sot një mbledhje të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Tema është “Rishikimi dhe analiza..
Historia nuk është një arsye përçarjeje, por një fat i përbashkët, një përvojë e jetuar nga e cila duhet të dalim më të mençur, më tolerantë, më të..
Kushtet e punës për gratë në Bullgari janë ndër më të këqijat në BE, ku vendi renditet në vendin e 17-të me një rezultat 7.25 nga 10 të mundshme...