Përqindje më e ulët e të sapo infektuarve me koronavirus
1919 raste të reja të koronavirusit u identifikuan në 24 orët e fundit nga 10 648 teste të kryera, sipas të dhënave nga Portali i Unifikuar i Informacionit. 18 për qind e mostrave dhanë rezultat pozitiv. Shumica e të infektuarve rishtas janë në Sofje - 481, në Burgas - 256, në Varna - 216 dhe në Plovdiv – 161. Në spital trajtohen 10 521 pacientë - 758 prej tyre në njësitë e kujdesit intensiv. 69 njerëz vdiqën, ndërsa numri i tyre total që nga fillimi i pandemisë është 13 507. 3484 nga një total prej 269 575 u shëruan. Rastet aktive janë 69 177. Dje 3993 njerëz u imunizuan dhe numri i përgjithshëm i të vaksinuarve u bë 502 078.
Të karantinuarit pas 1 prillit nuk mund të votojnë
Gati 15 000 votues që u vunë në karantinë pas 1 prillit nuk do të jenë në gjendje të votojnë me një kuti lëvizëse votimi. Këtë e tha në Veliko Tërnovo Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov, përderisa ai ishte duke pritur për të votuar. Prof. Angellov theksoi se nuk pret që pandemia të arrijë kulm pas votimit parlamentar, sepse vala e tretë e pandemisë në vend filloi të ulet. Ministri u bëri thirrje policisë dhe autoriteteve shëndetësore të monitorojnë që në radhët në qendrat e votimit të mos ketë të karantinuar. Në lidhje me përhapjen e Covid-19 Angellov shtoi se për disa ditë ka pasur një trend të brishtë për të zvogëluar përqindjen e mostrave pozitive.Gjithsej 283 janë seksionet lëvizëse zgjedhore nl vend, 46 prej të cilave shërbejnë personat në karantinë, njoftoi KQZ.
OSBE po monitoron zgjedhjet në Bullgari në kushtet e pandemisë
Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë - OSBE monitoron qendrat e votimit në Sofje, Pernik, Kjustendil, Bllagoevgrad, Trojan, Loveç dhe Varna. Kryetarja e misionit, Korin Jonker, tha para BNR se është shumë herët për të thënë se si po zhvillohet votimi në makinë, por ata do ta monitorojnë procesin me interes. Artur Gerasimov nga Ukraina tha se pandemia Covid-19 shtron sfida para misionit, prandaj takimet e tyre para ditës së zgjedhjeve kanë qenë plotësisht në internet. Të gjithë janë testuar para pak kohe për Covid-19 dhe protokollet dhe masat e sigurisë po ndiqen në bashkëpunim të ngushtë me anëtarët e qendrave të votimit, shtoi senatori Pascal Alizar nga Franca.
Mbi 70% e mjekëve tashmë kanë imunitet kundër Covid-19
Mjekët bullgarë tashmë kanë arritur imunitet kolektiv kundër koronavirusit, sepse 70% prej tyre janë vaksinuar ose e kanë kaluar Covid-19, bëri të ditur në Varna Ministri i Shëndetësisë prof. Kostadin Angellov. Ai shtoi se imuniteti kolektiv i tërë popullsisë do të arrihet në fund të verës, pasi vendi merr vaksina suplementare. Në fund të prillit të gjithë bullgarët që nuk janë vaksinuar mund ta zgjedhin vetë preparatin, deklaroi Angellov.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova dhe Vesella Mançeva
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..