Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Byroja ekzekutive e BSP dha dorëheqje, por liderja e saj - jo

Kornelija Ninova
Foto: BGNES

Byroja ekzekutive e BSP dha dorëheqje, por udhëheqësja e partisë Kornelija Ninova - jo. Kjo u njoftua nga vetë Ninova në një konferencë pas "humbjes së rëndë" të socialistëve, të cilët dolën të ishin forca e tretë në parlamentin e ri pas GERB-SDS dhe "Ka një popull të tillë". Si arsye që Ninova të mos japë dorëheqjen nga pozita udhëheqëse, ajo vuri në dukje situatën e ndërlikuar në vend. Ninova gjithashtu tha se BSP nuk do të mbështeste asnjë qeveri të propozuar nga GERB. Në të njëjtën kohë, ajo beson se një kabinet i ri nuk mund të formohet pa BSP, njoftoi reporteri ynë Daniel Inkov.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali folklorik ndërkombëtar "Deti i ritmeve" do të mbahet në Ballçik

Festivali folklorik ndërkombëtar “Deti i ritmeve” do të mbahet nga sot, 20 shtator, deri më 23 shtator në qytetin e Detit të Zi, Ballçik. Më shumë se 1200 interpretues kanë aplikuar për festivalin, i cili është i karakterit konkurrues. Do të..

botuar më 24-09-20 6.30.PD

Qyteti Trojan mbledh turistë dhe njohës në Festivalin Tradicional të kumbullës

"Ditët e Shisheve të Hapura" do të mbahen nga Vinprom - Trojan nga data 21 deri më 23 shtator. Nisma është në kuadrin e Festivalit Bullgar të Kumbullës, partner tradicional i të cilit është ndërmarrja. Kantina do të hapë dyert për vizitorët e..

botuar më 24-09-20 5.25.PD

Parashikimi i motit për 20 shtatorin 2024

Ditën e premte do të mbajë mot me vranësira, paradite në ultësira me mjegull. Në disa zona do të ketë reshje, në masivet jugperëndimore dhe në rajonet juglindore do të jenë intensive. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 10° dhe 16°, në Sofje..

botuar më 24-09-19 7.35.MD