Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 394

Foto: arkiv

Të shëruarit përsëri janë më shumë se sa të infektuarit me Covid-19

Rastet e reja të koronavirusit në vend janë 740. Nga 4129 testet e kryera 17.9 për qind janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica e të infektuarve rishtazi  janë në qytetin e Sofjes - 267, ndjekur nga qytetet Varna - 74 dhe Burgas - 67. Numri i rasteve aktive është 68 977. Në spital trajtohen 10 649 njerëz të infektuar, prej tyre 747 pacientë në njësitë e kujdesit intensiv. Numri i të vdekurve për 24 orët e fundit me koronavirus tështë 82 persona. Të kuruarit janë 858. Dozat e vaksinave arritën në 503 570. Në 24 orët e fundit u imunizuan 1492 njerëz. Dozën e dytë e kanë marrë 100 887 njerëz.


Hapën çerdhet dhe kopshtet e fëmijëve

Që nga sot fëmijët përsëri do të frekuentojnë kopshtet e çerdhet e fëmijëve, pas urdhrit të shpallur nga Ministri i Shëndetësisë, duke u respektuar të gjitha masat antiepidemike. Kopshtet dhe çerdhet e fëmijëve ishin mbyllur për dy javë për shkak të lock down-it të shpallur në mbarë vendin. Më 12 prill në shkollë do të kthehen edhe nxënësit, sipas grafikut, i cili pritet që të përgatitet nga autoritetet shëndetësore dhe arsimore.


Mjekët e përgjithshëm do të marrin vaksinat Pfizer / Biontech

62 010 doza të vaksinës Pfizer / Biontech mbërritën sot në Bullgari. Ky është furnizimi i parë i një totali prej 2.7 milion dozash të vaksinës ARN që vendi ynë duhet të marrë deri në fund të qershorit. Ne presim akoma 500 mijë doza të preparatit të "Moderna", si dhe mbi 1 milion nga "AstraZeneca" dhe 550 mijë doza nga "Johnson dhe Johnson". Kjo u njoftua nga drejtori ekzekutiv i Agjencisë Ekzekutive për Barnat Bogdan Kirillov, cituar nga BGNES. Në profilin e tij në Facebook, Kryeministri Bojko Borisov tha se mjekët e përgjithshëm dhe qendrat e vaksinimit do të marrin vaksinat nga kjo dërgesë e Pfizer / Biontech.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Diana Cankova dhe ekipi “Lajme”

Përgatiti në shqip: Stafi i Redaksisë së Gjuhës Shqipë




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria do të kërkojë një raport të konvergjencës për eurozonën deri në fund të muajit

Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..

botuar më 25-02-18 9.58.PD

SHBA e pyetën edhe Bullgarinë nëse vendi do të dërgonte trupa në Ukrainë

Vendimi për dërgimin e trupave në Ukrainë është prerogativë ekskluzive e parlamentit. Kështu thuhet në një qëndrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pas një kërkese të SHBA-së drejtuar vendeve evropiane. Pyetjet për pjesëmarrjen e mundshme në..

botuar më 25-02-18 9.17.PD

Verërat vendase do të konkurrohen me verërat e huaja në "Vinaria 2025"

Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në kuadër të edicionit të 32-të, nga data 18 deri më 22 shkurt, ekspozuesit do të prezantojnë..

botuar më 25-02-18 6.35.PD