Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Numri i të infektuarve dhe i të vdekurve me Covid-19 përsëri u rrit

Foto: ЕPA/BGNES

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3860 raste të reja të koronavirusit nga 19 210 teste të kryera, tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit. Kjo do të thotë se 20% e mostrave kanë rezultuar pozitive.

Numri më i lartë i njerëzve të infektuar rishtas është në Sofje - 1029, në Plovdiv - 384, në Varna - 251, në Stara Zagora - 227 dhe në Ruse - 167.

2996 janë kuruar, 197 njerëz kanë vdekur dhe 10 402 pacientë janë në spital - 734 prej tyre në njësitë e kujdesit intensiv.

58 mjekë janë infektuar me Covid-19 nga gjithsej 12,203 që nga fillimi i epidemisë.

6479 njerëz u vaksinuan dje. Deri më tani, të imunizuarit janë 510,049, nga të cilët 102,427 me dy doza.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 5 marsin 2025

Paraditen e së mërkurës do të ketë vranësira me shtresa të ulëta ose vende-vende mjegull në fusha, lugina dhe rreth pellgjeve. Temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 1°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot me..

botuar më 25-03-04 7.35.MD

Qeveria po diskuton temën e sigurisë

Këshilli i Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave mban sot një mbledhje të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Tema është “Rishikimi dhe analiza e situatës aktuale gjeopolitike dhe rreziqet që rrjedhin për sigurinë kombëtare”. Përveç anëtarëve..

botuar më 25-03-04 6.16.MD

Vitin e fundit, Bullgaria mbeti prapa në indeksin e barazisë së grave

Kushtet e punës për gratë në Bullgari janë ndër më të këqijat në BE, ku vendi renditet në vendin e 17-të me një rezultat 7.25 nga 10 të mundshme. Rezultati është për shkak të numrit të vogël të grave në pozicione drejtuese, sipas një analize të..

botuar më 25-03-04 2.40.MD