Ansambli bullgar i gjimnastikës ritmike për vajza fitoi medalje ari dhe argjendi në finalet me vegla të veçanta të Turneut Ndërkombëtar të Kupës "Sofje", njoftoi BGNES. Ato morën titullin për pesë shirita, argjendin e mori Izraeli, ndërsa ekipi polak doli i treti.
Bullgaret fituan një medalje të argjendtë për kombinimin e tyre me pesë topa dhe morën bronz në shumëgarësh.
Turneu zhvillohet pa audiencë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Kombëtarja e volejbollit të Bullgarisë siguroi vendin e parë në grupin E të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Filipine, pasi fitoi edhe ndeshjen e tretë të fazës së grupeve. Në Manilë, bullgarët të drejtuar nga trajneri italian Gianlorenzo..
Nënkampioni ynë 18-vjeçar në Formula 3 për sezonin 2025, Nikolla Collov, do të garojë vitin e ardhshëm në Formula 2 me ekipin me të cilin arriti sukseset më të mëdha – Campos Racing. Në vitin 2022, Nikolla fitoi titullin në Formula 4 spanjolle me..
Volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar luajtën një tjetër ndeshje interesante nga Grupi E në Kampionatin Botëror në Filipine. Djemtë e Gianlorenzo Blenginit mposhtën ekipin e fortë të Sllovenisë, i cili është nr. 6 në renditjen botërore, me 3:2..
Peshëngritësi bullgar Karlos Nasar fitoi Titullin Botëror në kategorinë 94 kg dhe vendosi një rekord të ri botëror në shtytje , duke ngritur 222..