Numri i të infektuarve dhe i të vdekurve me Covid-19 përsëri u rrit
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3860 raste të reja të koronavirusit nga 19 210 teste të kryera, tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit. Kjo do të thotë se 20% e mostrave kanë rezultuar pozitive. Numri më i lartë i njerëzve të infektuar rishtas është në Sofje - 1029, në Plovdiv - 384, në Varna - 251, në Stara Zagora - 227 dhe në Ruse - 167. 2996 janë kuruar, 197 njerëz kanë vdekur dhe 10 402 pacientë janë në spital - 734 prej tyre në njësitë e kujdesit intensiv. 58 mjekë janë infektuar me Covid-19 nga gjithsej 12,203 që nga fillimi i epidemisë. 6479 njerëz u vaksinuan dje. Deri më tani, të imunizuarit janë 510,049, nga të cilët 102,427 me dy doza.
10% rritje e shpalljeve për punë, megjithë lock down-it
Numri i shpalljeve për punë gjatë marsit janë rritur me 10%, megjithë lock down-it dhjetëditor, sipas platformës më të madhe për oferta te ne. Tendenca e rritjes së tyre po vëzhgohet në të gjithë sektorët e ekonomisë. Analistët vënë në dukje se punëdhënësit gjatë marsit – në kushtet e kufizimeve të vendosura,kanë reaguar në një mënyrë më të zhdërvjelltë, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Që nga fillimi i vitit 2021 tendenca e rritjes është e përhershme dhe më të kërkuar mbeten punonjësit në sektorët “Tregtia dhe shitjet”, “Prodhimi” dhe “Teknologjitë e Informacionit”.
Nderojmë kujtesën e mjekëve të vdekur nga koronavirusi me një heshtje njëminutëshe
Gjatë vitit të kaluar mbi 120 mjekë, infekrimeve, sanitarë dhe shoferë ambulancash humbën jetën e tyre, duke luftuar deri në fund kundër Covid-19 dhe duke përmbushur me dinjitet detyrën e tyre profesionale dhe morale, sipas Bashkimit të Mjekëve Bullgarë. Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit nesër në orën 12.00 mjekët e spitaleve dhe të qendrave të urgjencës në vend do të qëndrojnë një minutë të heshtur dhe bashkë me sirenat e ambulancave do të nderojnë kujtimin e kolegëve të tyre. Në Sofje kjo do të ndodhë përpara Monumentit të Gradave Mjekësore, i vendosur në kopshtin përpara Akademisë Ushtarake Mjekësore.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Gergana Mançeva dhe ekipi “Lajme”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..