GERB do të propozojë kabinet, megjithë shanset e vogla që ajo të përkrahet, njoftoi në një brifing në centralin e partisë Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev. Megjithëse është forca e parë politike, sipas votës së bullgarëve, partia GERB ka shanse minimale për të formuar një qeveri, pasi partitë dhe koalicionet e tjera refuzuan për ta mbështetur.
"Ne i kemi marrë vendimet tona dhe do të ndjekim procedurën, siç është shkruar në Kushtetutë," tha Zëvendëskryeministri. Sipas tij, GERB është i detyruar të propozojë një kabinet i cili "që nga dita e parë mund të punojë, të zgjidhë problemet dhe të ndjekë qëllimet e vena".Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..