Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po kërkohet çelësi për formimin e një shumice qeverisëse

Zgjedhjet e mundshme të parakohshme nuk duhet të na trembin, thonë analistët

Foto: BGNES

Pasi sot Fletorja Zyrtare publikoi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare si dhe emrat e deputetëve, kurse Kreu i Shtetit Rumen Radev lëshoi një dekret për thirrjen Legjislaturës së 45-të Kuvendit Popullor më 15 prill, vëmendja jonë u është drejtuar bashkëveprimeve të mundshme partiake dhe përbërjes së qeverisë së ardhshme të vendit.

Për formimin e një koalicioni qeverisës mbase do të pritet vendimi i drejtuesit të shous televizive Sllavi Trifonov - lider i forcës së dytë më të madhe politike në parlament “Ka një popull të tillë”.  Sipas fjalëve të sociologut Julij Pavllov, formimi i së ashtuquajturës shumicë reformatore nga “partitë e protestës” është e pamundur, meqenëse përfaqësuesit e popullit të këtyre formacioneve janë pak mbi 90 veta nga përgjithësisht 240 deputetë. Mbase në një pozitë më të leverdishme kundrejt të gjitha të tjerave është partia e sapoformuar “Ka një popull të tillë” e cila do të duhet të marrë dhe pagëzimin e saj politik në sallën plenare. Por, ekipi i Sllavi Trifonovit  duhet të bëjë një zgjedhje të vështirë:

Julij Pavllov

“Ai është i drejtuar përpara tre varianteve - saktëson Julij Pavllov. Njëri është të shkojë në zgjedhje të reja, për të cilën e këshillojnë analizatorët, sepse prognozojnë se atëherë do të jetë forca e parë politike. Është e mundur që ai të përmirësojë rezultatin e tij, por pa e arritur këtë të partisë GERB. Por, ka gjithashtu mundësi të pakësojë rezultatin e tij. Dy variantet e tjera janë me rezultat “qeveri”. Është e mundur që ai të negociojë me partitë e protestës dhe të propozojë një kabinet koalicioni ose një kabinet plotësisht të vet, pa negociuar me asnjë”.

Një realitet krejtësisht të ri politik pas zgjedhjeve,  parashikoi eksperti i sigurisë docent, doktor Velizar Shallamanov i zgjedhur për deputet nga “Bullgaria Demokratike”:

Velizar Shallamanov

“Populli votoi për ndryshim. Për të mbajnë përgjegjësi shumë njerëz të rinj, të cilët janë pjesë nga Kuvendi i ri Popullor. Ata duhet ta lexojnë dhe të gjejnë zgjidhjet më të mira.”

Pavarësisht nga fitorja e vet e pestë në zgjedhjet parlamentare, partia GERB drejtuese deri tani gjendet në një situatë paradoksale, të cilën e vërejtëm dhe gjatë periudhës së viteve 2013-14. Analistët rikujtojnë se atëherë, ashtu si dhe tani, të gjitha partitë e tjera të përfaqësuara në parlament refuzuan të bashkëpunojnë me ta dhe i detyruan të qëndrojnë në opozitë.

Dje u bë e qartë se partia GERB nuk do të kthejë mandatin, por do të ushtrojë të drejtën e saj kushtetuese duke propozuar kabinetin e vetnë emër të besimit të qytetarëve bullgar, të cilët i kanë caktuar vendin e parë partisë në zgjedhjet. Kjo do të tregojë si vazhdimësinë ashtu dhe ndryshimin - tha zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev, duke i analizuar rezultatet nga zgjedhjet parlamentare:

Tomisllav Donçev

“Ne nuk kemi kërkuar mbështetje nga askush - deklaroi Donçev dhe vuri aksentin mbi faktin se pjesa më e madhe e forcave politike kanë thënë se me  kë do të bashkëpunonin në emër të formimit të shumicës parlamentare. Po, ne jemi gati me propozimin tonë për kabinetin e ri. Do të propozohet një qeveri, që nuk do të jetë vetëm një shenjë politike, por do të jetë qeveri, e cila do të mund të punojë.

Duke komentuar mundësinë të arrihet deri në zgjedhje përpara afatit dhe një kabinet teknik të presidentit Rumen Radev, zëvendës kryeministri deklaroi se  revanshizmi politik nuk është teknologji e mirë. Ai nuk i bën mirë shoqërisë ".

Varianti të ecet drejt zgjedhjeve përpara afatit, nuk duhet të na frikësojë, mendon politologu Gjeorgi Kirjakov.

Georgi Kirjakov

“Me shpenzimet për zgjedhje të reja, nuk do të varfërohet thesari, por do të pasurohet demokracia” - është kategorik ai në një interviste për BNR-Plovdiv.

Mësime nga zgjedhjet e kaluara duhet të marrin të gjitha partitë, të cilat e kanë drejtuar vendin deri në këtë moment - është i bindur stomatologu doktor Fikri Gjulestan. Në një intervistë të dhënë për BNR-Kërxhali ai sqaroi se me zhvendosjen e Partisë Socialiste Bullgare (BSP) nga vendi i dytë, është shënuar fundi i tranzicionit dhe fillimi i diçkaje të re:  

Fikri Gjulestan

“Njerëzit të cilët votojnë për BSP, për Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe partinë GERB, votojnë për partitë e sistemit, por për këto 4 vjet u shfaqën dhe votues të rinj, të cilët duan ndryshim. Pikërisht prej tyre mendoj se do të vijë shtytja për ndryshim, por si çdo një zanafillë dhe lindje, edhe kjo do të jetë problematike. Mbajmë mend sesi gjatë vitit 1990 filluam një ndryshim me një besim të sinqertë në demokraci. Por, në fund të fundit doli se pas 30 vjetëve jemi në vend të fundit për nga pasuria në Evropë dhe një nga popujt e saj të palumtur. Duket se diku diçka është gabuar. Prandaj brezi i ardhshëm, i cili e njeh shumë më mirë botën dhe Evropën, do të kërkojë një rifillim të ri të shtetit.”

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, BNR dhe arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shqipëria dhe Mali i Zi realizuan progres në integrimin evropian gjatë vitit 2024 Udhëheqësit e BE-së u takuan më 18 dhjetor me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje..

botuar më 24-12-21 9.50.PD
Kryeministri bullgar në detyrë Dimitër Gllavçev dhe presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski

BNR njoftoi përmbajtjen e marrëveshjes bullgaro-ukrainase të sigurisë

Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) - “Horizont” disponin projekt-marrëveshjen për bashkëpunim 10-vjeçar në fushën e sigurisë mes Bullgarisë dhe Ukrainës. Dokumenti prej 20 faqesh, nënshkrimi i të cilit u shty, përcakton se Bullgaria do të sigurojë trajnime..

botuar më 24-12-20 12.03.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Në Rumani, një koalicion do të mbrojë rrugën evropiane të vendit Presidenti rumun Klaus Iohannis mblodhi parlamentin e ri të vendit më 20 dhjetor. Zgjedhjet parlamentare, të cilat u zhvilluan më 1 dhjetor, u fituan nga socialdemokratët në..

botuar më 24-12-14 9.30.PD