Partia GERB shpalli kandidaturën e Daniell Mitovit për kryeministër të vendit. Këtë e bëri të ditur Kryeministri Bojko Borisov. Më herët sot informacioni i njëjtë u njoftua nga botimi elektronik i gazetës “24 çasa” dhe media të tjera, duke cituar burime të larta të partisë. Ju rikojtojmë se këtë mëngjes Bojko Borisov tha se ai vetë nuk do të kandidonte për kryeministër, por partia e tij do të shpallë kandidaturën e një njeriu të ri me një orientim të qartë pro-evropian dhe pro NATO-s.
Daniell Mitov lindi në 1977. U diplomua për Shkenca Politike në Universitetin e Sofjes "Kliment Ohridski". Ka marrë pjesë në programet e shkëmbimit "Marshall" të Marshall Memorial Fund (German Marshall Fund of the US) si dhe në "Program des personnalites d'avenir" të Ministrisë franceze të Punëve të Jashtme. Në vjeshtën e vitit 2010 filloi punë për Institutin Kombëtar Demokratik të SHBA-së, fillimisht në Irak, ku ishte menaxher i Programit të Zhvillimit dhe Mbështetjes së Partive Politike, dhe më vonë në Bruksel, Libi, Kongo, Ukrainë, Jemen, Tunizi dhe të tjera. Në vitin 2014 u emërua nga Presidenti Rosen Plevneliev si Ministër i Punëve të Jashtme në kabinetin e përkohshëm të Georgi Bliznashkit dhe e mbajti këtë post në qeverinë e ardhshme - qeverinë e dytë të Kryeministrit Bojko Borisov. Aktualisht Daniell Mitov është një deputet i GERB-SDS në parlamentin e ri.0.91% nuk mjaftuan që Zoran Milanoviç të bëhej sërish president Presidenti aktual i Kroacisë, Zoran Milanoviç, i cili është kandidat i Partisë Social Demokrate të opozitës, fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vendit më 29 dhjetor..
Përmbledhja e ngjarjeve të një viti të tërë në pak rreshta është padyshim një sfidë, veçanërisht nëse bëjmë një përmbledhje politike. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat edhe këtë vit janë bërë traditë në vendin tonë, ishin një rast që..
Vendimi për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë në zonën Shengen nga fillimi i vitit 2025 është një ngjarje historike si për vendin, ashtu edhe për marrëdhëniet me vendet fqinje të BE-së - Rumania dhe Greqia. Cila është ngjarja përcaktuese në marrëdhëniet..