Praktika për çadrat dhe shezlongjet falas nga viti i kaluar është e mirë dhe funksionon dhe do të zbatohet edhe këtë vit. Kjo u deklarua nga Zëvendëskryeministrja në dorëheqje Marijana Nikollova për bTV. Biznesi i detit tashmë po përgatitet për fillimin e sezonit më 1 maj, duke respektuar rregullat e sigurisë të lëshuara nga Ministria e Turizmit. Komisioni Evropian pritet të miratojë një vendim të unifikuar për certifikatën digjitale jeshile, e cila sipas Zëvendëskryeministres do të sqarojë rregullat për hyrjen e të huajve.
Atëherë autoritetet shëndetësore duhet të shpallin edhe rregullat sipas të cilave të huajit do të mund të hyjnë në Bullgari verën gjatë stinës turistike, shtoi Nikollova. Ajo nënvizoi se edhe sivjet do të shpresohet kryesisht tek turistët bullgarë.
Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..
Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..
Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..