Shkenca bullgare është në një nivel të lartë dhe ka se çfarë t’u propozojë si investitorëve kombëtarë, kështu dhe investitorëve të huaj. Por, që të mund t’i tërheqë, ajo ka nevojë prej një transferimi efektiv të teknologjive. Por, a janë krijuar kushte, kështu qe përpunimet shkencore të mund të arrijnë deri tek lojtarët e mëdhenj në “luftën” globale ku do të ndërtohen bazat prodhuese të industrive të reja?
Bullgaria ende nuk ka mësuar se si të bëhet një vend tërheqës për liderët globalë në inovacion dhe njohuri, të cilët kërkojnë një pozicionim të fushatave të veta për një intelekt artificial, burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe teknologjitë e tjera të së ardhmes. Për këtë qëllim ajo duhet të krijojë një klimë të mirë të investimeve për zhvillimin dhe vendosjen e projekteve të mëdha dhe për krijimin e besimit për perspektiva dhe zhvillim afatgjatë.
“Në çdo shtet të zhvilluar në fushën e inovacioneve, faktorët kryesorë të kësaj rritjeje inovative janë studimet shkencore dhe veprimtaria për dhënien e patentave për shpikjet - thotë profesoresha Vlladja Borisova, drejtoreshë e Institutit mbi Pronësinë Intelektuale dhe Transferimin Teknologjik pranë Universitetit për Ekonomi Kombëtare dhe Botërore në Sofje. Është me një rëndësi të madhe po kështu që përpunimet shkencore jo vetëm që të patentohen, por dhe të përfshihen në veprimtarinë prodhuese, e cila nga ana e saj, të krijojë karakterin inovativ të ekonomisë. Dhe meqenëse hallkat të cilat krijojnë dhe formojnë shkencën janë universitetet dhe institutet kërkimore shkencore pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, është me rëndësi të madhe se çfarë buxheti investohet në to. Kurse ai, në krahasim me shtetet e tjera, është nën 1%.”
Aktualisht ka njësi funksionale përgjegjëse në një fazë të veçantë për ndërtimin e lidhjes midis shkencës dhe biznesit, por nuk ka një sistem të tërësishëm inovativ. Sipas profesoreshës Vlladja Borisova njësia kryesore për realizimin e kësaj lidhjeje janë të ashtuquajturat zyra për transferim të teknologjive - ato ofrojnë informatë për inovacionet e përpunuara dhe për konsumatorët potencialë të ideve inovative.
Zyrat e transferimit të teknologjisë janë njësitë që në fakt përkthejnë kërkimet nga gjuha e shkencës në gjuhën e ekonomisë - shton ajo. Kështu që nevojiten dije jashtëzakonisht serioze eksperte, që të mund këto projekte të marrin realizim dhe të mos të mbeten vetëm një teori”.
Ajo, e cila tani e vështirëson biznesin, është sesi të kuptojë se çfarë krijojnë ekipet shkencore-studimore.“Pikërisht rruga e arritjes deri tek ky informacion është një nga hallkat që mungojnë në ekosistemin e inovacionit,”nënvizon profesoresha Vlladja Borisova. Prandaj dhe planifikohet krijimi i një platforme, e cila të takojë përpunimet shkencore me biznesin, që të mund të realizohet transferimi teknologjik.
“Teknologjitë digjitale lejuan lidhjen shumë më të shpejtë të shkencëtarëve të veçantë dhe të ekipeve shkencore-studimore në çdo një pikë në botë - thotë akoma ekonomistja. Kurse kjo kontribuon në mënyrë të konsiderueshme për bashkimin e përpjekjeve të përbashkëta në gjetjen e zgjidhjeve në një situatë të caktuar. Një shembull në këtë moment është Covid situata, në të cilën shkencëtarët nga e gjithë bota bashkëpunuan për përpunimin e vaksinës. Të gjithë u bëmë dëshmitarë se një vaksinë, e cila punohet me vite, ishte realizuar për disa muaj”. Licencimi i inovacioneve - në fakt forma, në të cilën realizohet transferimi teknologjik, përbën hallkën akoma munguese në sistemin e inovacionit. “Nëse duam që të gjitha sektorët të mund të përfitojnë nga zgjidhjet inovative, do të duhet që shkenca të jetë prioritet”,rikujton profesoresha Vlladja Borisova.
Redaktore: Diana Cankova /në bazë të intervistës së Diana Donçevës, BNR-programi “Horizont”/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një nga kompanitë më të mëdha të riparimit të avionëve në aviacionin civil ka zgjedhur Burgasin për një investim në shkallë të gjerë në riparimin dhe mirëmbajtjen e avionëve, njoftoi Bashkia e Burgasit. Në 74 hektarë në zonën e Aeroportit të Burgasit,..
94% e punëtorëve në Bullgari nuk janë të kënaqur me shumën e pagës së tyre. Këtë e tregon një anketë e sindikatës “Podkrepa” për shpërblimin e punës në vend, 91 për qind e të anketuarve në sondazhin përfaqësues kanë treguar se marrin të ardhura neto prej më..
Ndër vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në janar - 551 euro. Sipas të dhënave të Eurostat-it, më e larta është në Luksemburg – 2638 euro. Për dhjetë vitet e fundit që nga viti 2015 paga minimale në vendin tonë është..
Një nga kompanitë më të mëdha të riparimit të avionëve në aviacionin civil ka zgjedhur Burgasin për një investim në shkallë të gjerë në riparimin dhe..