Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një fushatë do t’u sqarojë fëmijëve sesi ndikon shpyllëzimi mbi ndryshimin e klimës

Foto: uzdp.bg

Fushata e parë për nga lloji i vet arsimore “Pylli dhe ndryshimet klimatike” me pjesëmarrjen e ekspertëve në pedagogjinë pyjore do të zhvillohet në territorin e Ndërmarrjes së Pyjeve Shtetërore Jugperëndimore. Ekspertët e pyjeve i njohin fëmijët me ndryshimet në klimë, me punën e pylltarëve, si dhe me llojet e ndryshme të pemëve dhe kafshëve të pyllit.

Fushata është një iniciativë e përbashkët e Shoqatës “Goriçka” e tenistes së njohur Magdalena Maleeva dhe te Bashkimit të Pylltarëve në Bullgari. Në pavijonin e lëvizshëm “Goriçka  v Koliçka” /”Pylli në karrocë”/ , të pajisur me dhjetëra lojëra, materiale arsimore për pyjet dhe instrumente për pyllëzim, nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e katërt do të fitojnë “në terren” dije të reja.

Pritet që më shumë se 1000 fëmijë, në mbi 50 shkolla, të afrohen dhe t’i bashkohen kauzës dhe përpjekjeve të pylltarëve për ruajtjen e pyjeve dhe përshtatjen e tyre ndaj ndryshimeve klimatike.  

Përpiloi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministria e Arsimit dëshiron të bëjë të detyrueshme mësimet е fesë

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës do të ofrojë që mësime e fesë të përfshihen në plan-programin e detyrueshëm, duke theksuar kompetencat etike, morale, kulturore dhe historike, deklaroi ministri i arsimit Krasimir Vëllçev para Lidhjes së Mësuesve..

botuar më 25-04-07 7.31.MD

Kanceri i gjirit prek çdo të tetën grua bullgare

Më 7 prill - Dita Botërore të Shëndetit dhe festa profesionale të punonjësve të kujdesit shëndetësor, po e ndalim vëmendjen tuaj te kanceri i gjirit që është sëmundja më e shpeshtë onkologjike te femrat.   Çdo vit zbulohen më shumë se 2 milionë raste..

botuar më 25-04-07 7.05.PD

Java e parë e prillit në Bullgari i është kushtuar pyjeve

Prej një shekulli, pylltarët në Bullgari organizojnë Javën e Pyllit. Një koncert festiv me titull "Një shekull nga përjetësia", më 7 prill, do të shënojë fillimin zyrtar të iniciativave të kushtuara "mushkërive" të Tokës. Mbushen 100 vjet nga..

botuar më 25-04-06 7.30.PD