“Mjedisi i vështirësuar i sigurisë, pandemia, parashtrimi i planit efektiv për qëndrueshmëri brenda afatit kërkojnë qeverisje efektive. Në të njëjtën kohë qeveria është në dorëheqje, ndërsa Kryeministri është me leje. Ka nevojë për veprime operative dhe të përgjegjshme për formimin e kabinetit të ri”, deklaroi Rumen Radev, duke pritur përfaqësuesit e gruput më të madh parlamentar – GERB – SDS.
Ne, si një parti e përgjegjshme, kemi deklaruar se jemi të detyruar si forca e parë politike të emërojmë një kabinet që do të jetë në gjendje të fillojë punën sa më shpejt të jetë e mundur, "tha kryetarja e grupit Desisllava Atanasova.
“Te ju janë të përqendruara shikimet e bullgarëve. GERB shprehën gatishmëri të formojnë qeveri, por përfaqësuesit popullorë do të vendosin a do të ndodhë këtë. Nëse qeveria e partisë GERB nuk pranohet, nëse prezantohet fare, përgjegjësia do të bjerë mbi ju. Roli juaj është përgjegjës, pritjet nga ju do të rriten”, theksoi Radev.
Zëvendës kryetari i “Ka një popull të tillë” Toshko Jordanov tha pas konsultimeve te presidenti, se partia do të njoftojë se çfarë do të bëjë pasi do të marrë mandatin për formimin e qeverisë.
Do ta përkrahim qeverinë e forcës së dytë politike “Ka një popull të tillë” në qoftë se na kërkojnë për konsultime, deklaroi Kryetarja e Partisë Socialiste Bullgare /BSP/ Kornelija Ninova në konsultimet tek Presidenti.“Mendojmë se tani ka nevojë që të formohet një qeveri e qëndrueshme, duke pasur parasysh krizën sociale, ekonomike dhe shëndetësore”, vuri në dukje Ninova. Ajo shtoi se qeveria e “Ka një popull të tillë” do të përkrahet me 4 kushte – po të ndërmerren masa të ngutshme për përballimin e krizës ekonomike dhe shëndetësore, në qoftë se fillon një revizion i thellë i qeverisjes së GERB-it, po të përgatitet plani për rimëkëmbje dhe zhvillim dhe ndryshohet legjislacioni zgjedhor.
Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ ripohoi para Presidentit se është e gatshme ta përkrahë një kabinet të tri forcave të reja në Parlament - “Ka një popull të tillë”, “Bullgaria Demokratike” dhe “Ngrihu! Kriminelët jashtë!”. Presim që të paraqiten programet dhe prioritetet e kandidatëve për kryeministër dhe qeveri”, tha Karadajë.
Ai saktësoi se ndër prioritetet e DPS janë lufta kundër krizës së koronavirusit, duke përfshirë masat sociale – ekonomike, vaksinimin e përshpejtuar dhe qëndrueshmërinë dhe përgatitjen e vendit për periudhën tjetër operative.
Qeverisje e qëndrueshme është e mundshme vetëm me mandat të “Ka një popull të tillë”. Këtë e theksoi kryetari i grupit parlamentar “Bullgaria Demokratike” Hristo Ivanov gjatë konsultimeve me presidentin Rumen Radev. Ai shtoi se partia e tij është gati për bisedime të përgjegjshme dhe konstruktive në se nga “Ka një popull të tillë” do ta kërkojnë.
Sipas tij, “Bullgaria Demokratike” nuk ka asnjë arsye të presë një mandat të mundshëm për të formuar qeveri, pasi është grupi i pestë parlamentar për nga madhësia. Ivanov beson se varianti për zgjedhje të parakohshme nuk duhet të hidhet poshtë.
Koalicioni “Ngrihu! Kriminelët jashtë!” do të mbështeste një qeveri me pjesëmarrjen e partive të protestës – “Ka një popull i tillë” dhe “Bullgaria Demokratike”, por jo një të tillë të propozuar nga partia GERB e Bojko Borisovit. Këtë e deklaroi gjatë konsultimeve me Presidentin bashkëkryetarja e grupit parlamentar Maja Manollova.
Sipas saj “njerëzit presin formimin e një kabineti të qëndrueshëm që do të qëndrojë prapa qytetarëve të zakonshëm, prapa biznesit bullgar dhe do të rivendosë besimin në institucionet bullgare”.
Koalicioni “Ngrihu! Kriminelët jashtë!” ishte formacioni i fundit parlamentar me të cilin Presidenti Rumen Radev zhvilloi konsultime.
Më 20 prill Kreu i shtetit është gati t’i dorëzojë mandat grupit më të madh parlamentar - GERB - SDS.
Foto: BGNES
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga kujtimet e tij më të bukura janë nga Bullgaria, por akuzoi Sofjen për ngecje të integrimit evropian të..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..