Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eksplozioni në Çeki duhej të shpërthente në Bullgari

Foto: arkiv

Sipas hetimit eksplozioni në Varbetice /Vrbětice/ të Çekisë duhej të shpërthente në territorin bullgar dhe jo në Çeki, njoftoi Deutsche Welle bashkë me një informacion të autoriteteve çeke se hetuesit rusë Aleksandër Mishkin dhe Anatolij Çepiga kanë marrë pjesë në diversion.

Shpërthimi i një depoje për armë në Varbetice gjatë tetorit të vitit 2014 nuk duhej të ndodhte në territorin çek – deklaroi Ministri i Punëve të Brendshme të Çekisë Jan Hamaçek në eterin e televizionit shtetëror çek. Ka pasur plane që municionet të hidhen në ajër më vonë, pas transportimit të tyre deri në Bullgari. Të dhënat tregojnë se në blerje ka marrë pjesë edhe tregtari bullgar Emilijan Gebrev.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënësit bullgarë të shkencës dhe gjuhësisë kthehen me 12 çmime

Këtë mëngjes, nxënësit bullgarë të shkencës dhe gjuhësisë u kthyen me 12 çmime nga olimpiadat më prestigjioze ndërkombëtare në Tajvan dhe Filipine. Vanesa Kalinkova, një nxënëse nga Shkolla e Mesme e Specializuar e Shkencës dhe Matematikës në..

botuar më 25-07-28 6.06.MD
Maja Sandu dhe Rosen Zheljazkov

Kryeministri R. Zheljazkov shprehu mbështetjen e qeverisë për integrimin evropian të Moldavisë

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Kishinau, në një takim me Presidenten moldaviane Maja Sandu, Kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi se vendi ynë mbështet fuqimisht integrimin evropian të Moldavisë. Zheljazkov theksoi se qeveria jonë e vlerëson shumë..

botuar më 25-07-28 5.04.MD

Universiteti i Ruses mori ndërtesën e degës së tij në Taraklia

Dega e Universitetit të Ruses "Angell Kënçev", e cila u hap në qytetin moldavian Taraklia këtë vit, mori zyrtarisht ndërtesën e ish-Universitetit të Taraklias. Marrëveshja për këtë qëllim u nënshkrua nga ministrat e arsimit të Bullgarisë dhe Moldavisë..

botuar më 25-07-28 11.22.PD