Planifikohet lehtësimi i hyrjes së turistëve në Bullgari
Po shqyrtohen mundësitë për hyrjen e lehtësuar të turistëve në vend. Këtë e njoftoi para gazetarëve në Varna Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Turizmit në dorëheqje Marijana Nikollova, bëri të ditur qendra e shtypit e Ministrisë. Ndër mundësitë e shqyrtuara janë një certifikatë vaksinimi, një PCR negativ ose një certifikatë për antitrupa. Sipas Nikollovës pritet që deri në fund të javës Ministria e Shëndetësisë të lëshojë një urdhër me kritere të qarta dhe të sakta për të hyrë në Bullgari. "Unë jam duke u mbështetur në autoritetet shëndetësore dhe në vendimin e tyre, në mënyrë që të mund të kemi vizita për pushimet e Pashkëve në maj," tha Zëvendëskryeministrja.
Bullgaria dhe Turqia presin normalizimin pas pandemisë
Kryeministri i dorëhequr Bojko Borisov foli në telefon me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, njoftoi qendra e shtypit pranë kabinetit. Erdogan përgëzoi Borisov për fitoren në zgjedhje. Të dy diskutuan situatën pandemike dhe shprehën shpresën se kërcënimi do të kalojë së shpejti dhe kushtet për turizmin dhe biznesin do të normalizohen. Sipas Borisovit, rënia është një negativ i përkohshëm dhe mund të kapërcehet me imunizim këtë vit. Kryeministri bullgar gjithashtu vuri në dukje marrëdhëniet dypalëshe tradicionalisht të mira që çuan në përballimin e presionit të migracionit. Kryeministri përgëzoi presidentin turk për muajin e shenjtë të Ramazanit për myslimanët.
Rritje e vdekjeve nga koronavirusi në 24 orët e fundit
2434 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit. 15.25 për qind e 15 952 testeve të kryera janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica e infektuar rishtas janë në Sofje - 522, pasuar nga Plovdiv - 264, Stara Zagora - 186, Varna - 167, Ruse - 125, Blagoevgrad - 102 dhe Veliko Tarnovo - 100. Numri i rasteve aktive vazhdon të ulet në 62 481. Në spital janë të shtruar 8834 pacientë, prej tyre 780 në njësitë e kujdesit intensiv. Në 24 orët e fundit 4244 persona u kuruan, gjë që përsëri tejkalon rastet e reja. Por numri i të vdekurve - 217 - po u afrohet niveleve më të larta që nga vjeshta. Në harkun e shënuar kohor prej 24 orësh janë bërë 7044 vaksina. Aktualisht numri i përgjithshëm i të vaksinuarve është 645 486. Me një dozë të dytë janë imunizuar 131 069 njerëz.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Darina Grigorova dhe ekipi “Lajme”
Përgatiti në shqip: Stafi i Redaksisë së Gjuhës Shqipe
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet..