FIFA ftoi bullgarin Georgi Kabakov dhe ndihmësit e tij Martin Margaritov dhe Dijan Vëllkov për të drejtuar ndeshjet e Turneut Olimpik të Futbollit, i cili do të mbahet nga 27 korrik deri më 7 gusht 2021 në Japoni. Kjo është një njohje e madhe për arbitrin Kabakov dhe ekipin e tij, si dhe për Bashkimin Bullgar të Futbollit.
Kështu pas 29 vitesh, Bullgaria do të ketë përsëri një arbitër futbolli në Lojërat Olimpike.
Para kësaj Ljube Spasov drejtoi ndeshje në Barcelonë në vitin 1992, ndërsa Todor Beçirov - në Meksinë në vitin 1968, shkruan gazeta “Dnevnik”.
Stilijana Nikollova fitoi medaljen e artë për kombinimin me top, ndërsa Dara Stojanova fitoi medaljen e argjendtë për kombinimin me rreth në Kupën Evropiane të Gjimnastikës Ritmike, e cila po zhvillohet në Burgas (Bullgaria Juglindore). Në..
Breakerët bullgarë nga Burgasi, nga klubi sportiv Black Style Squad, u bënë kampion i Ballkanit për herë të nëntë në kategorinë nën 18 vjeç në betejat ekipore Battle of the year Balkans, ku ata luftuan kundër 9 ekipeve nga Ballkani dhe kështu vendosën..
Lia Karatançeva fitoi titullin individual në tenis në turneun e tenisit me fushë të kuqe në “Indian Harbor Beach” (SHBA) me një fond çmimesh prej 40 000 dollarësh. Në finale, 21-vjeçarja Karatançeva mundi të renditurën e parë dhe numrin 204 në..