Do të vazhdojë përdorimi i vaksinës “AstraZeneca”
Nuk mendohet për tërheqjen e vaksinës Astra Zeneca. Këtë e deklaroi para BNT drejtori i Agjencisë Ekzekutive për Barnat Bogdan Kirillov. Ai rekomandoi që njerëzit e vaksinuar me Astra Zeneca duhet të presin 84 ditë dhe më pas të mendojnë për injektimin e dozës së dytë, me kushtin se bëhet fjalë për persona që nuk kanë pasur efekte serioze anësore.
Që të tërhiqet një vaksinë, duhet të ketë të dhëna që tregojnë një problem me efikasitetin, sigurinë dhe cilësinë, por vaksina është aprovuar nga Agjencia Evropiane e Mjekësisë. Në këtë fazë të dhënat tregojnë se raporti “përfitim-rrezik” është pozitiv, vaksina mund të përdoret dhe ajo përdoret", shtoi Kirillov.
15% të infektuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit
2096 janë rastet e reja të koronavirusit në vend pas 13.800 testeve të kryera, ose 15.2%, tregojnë të dhënat zyrtare gjatë 24 orëve të fundit. Rastet më të reja janë në Sofje – 437, pasuar nga Plovdivi me 227, Burgas - 183 dhe Varna - 163 të infektuar.
61 120 janë të regjistruarit me koronavirus. 8598 janë pacientët e shtruar në spital. 765 trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv.
106 veta vdiqën me Covid-19. 3351 janë të shëruarit në harkun e shënuar kohor prej 24 orësh.
11 876 janë vaksinat e bëra më 20 prill. Bashkë me to numri total i vaksinave të bëra deri tani arriti në 657.333. 135.377 njerëz janë imunizuar me dozën e dytë.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Gergana Mançeva dhe Ekipi "Lajme"
Përgatiti në shqip: Stafi i Redaksisë së Gjuhës Shqipe
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..