Më 23 prill bota shënon Ditën e Librit. Dita shënohet me vendim të UNESKO-s që nga viti 1995. Në Bullgari botohen rreth 10 000 libra në vit, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave.
Është interesante të shënohet se libri i parë i botuar bullgar është nga shekulli XVI. Botuesi i tij është Jakov Krajkov, i cili ka lindur në Malin Osogovska në një familje priftërinjsh.
Në vitin 1519 - 1520 në Venecie serbi Bozhidar Vukoviç themeloi shtypshkronjën më të madhe cirilike sllave. Jakov Krajkov e mori me qira në vitin 1566 dhe në të njëjtin vit ai shtypi librin e vet të parë “Çasosllovec” (një libër kishtar me lutje për orët e ndryshme të ditës dhe natës) - tregon në faqen e saj në internet Biblioteka Kombëtare "Shenjtorët Kirill dhe Metodij". Sot, botimi në fjalë zë një vend të veçantë në thesarin e librave të bibliotekës.Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..
Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..
"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..