Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk pritet asnjë ndryshim në pozitën bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut

Foto: arkiv

Asnjë ndryshim në pozitën e Bullgarisë nuk pritet për të filluar negociatat me Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin në BE edhe pas formimit të qeverisë së ardhshme bullgare. Këtë e thanë eurodeputetë nga të gjitha grupet politike në Parlamentin Evropian duke iu përgjigjur pyetjes së programit “Horizont” të BNR-s gjatë një debati virtual mbi perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Eurodeputeti nga Partia Popullore Evropiane Andrej Kovaçev kujtoi se vendi ynë ka një pozitë të gjerë, të votuar nga një shumicë e madhe në parlament e cila është në përputhje me vlerat themelore evropiane.

Eurodeputeti nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve Petër Vitanov kujtoi se të gjithë 17 eurodeputetët bullgarë votuan mbi raportin për përparimin e Maqedonisë së Veriut.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 9 prillin 2025

Të mërkurën do të fryjë sërish era veriperëndimore. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme, më shpesh të ndjeshme pasdite, por vetëm në rajone të izoluara do të ketë reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°,..

botuar më 25-04-08 7.35.MD
Kryeministri Rosen Zheljazkov prezantoi masat për përmirësimin e sigurisë rrugore

Masat kundër luftës në rrugë u përcaktuan në një takim me kryeministrin

Masat për uljen e aksidenteve dhe përmirësimin e gjendjes së rrugëve u diskutuan sot në një takim të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. "Unë dhe kolegët e mi jemi të vetëdijshëm se nuk duhet kërkuar fajtori i problemeve serioze të trashëguara,..

botuar më 25-04-08 6.31.MD

Media rumune: Donald Trump Jr. do të vizitojë Sofjen

Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan, po nis një turne në Evropën Lindore, duke përfshirë Pragën, Bratislavën, Budapestin, Beogradin, Sofjen dhe Bukureshtin , raportojnë mediat rumune Digi24 dhe G4 Media. Në Bukuresht, ku pritet..

botuar më 25-04-08 5.09.MD