Nga nesër, lejohet trajnimi në qendrat arsimore në një distancë fizike prej të paktën një metër e gjysmë. Është e detyrueshme mbajtja e maskave dhe dezinfektimi çdo orë. Kjo u njoftua nga Ministri i Shëndetësisë në dorëheqje Kostadin Angellov, bëri të ditur reporterja jonë Milla Mlladenova.
Në të Ditën e Dafinave dhe Pashkët e ardhshme në kisha do të mund të hyhet vetëm me maska duke u respektuar distanca e domosdoshme. Besimtarët këshillohen të mos i puthin ikonat. Degët e shelgut në Ditën e Dafinave do të shpërndahen jashtë tempujve dhe policia do të kujdeset për rendin publik.
Në lidhje me sezonin turistik që nga 1 maji, në vend do të hyhet vetëm me një certifikatë vaksinimi, PCR negativ dhe test antigjeni, ose me një dokument se personi e ka kaluar Covid-19, por ai do të jetë i vlefshëm jo më herët se 6 muaj para datës së hyrjes në Bullgari.
Dy ditë para ndeshjes së futbollit Levski - CSKA Sofje u mor një vendim për kthimin e tifozëve në stadiume por me 30% përdorim të kapacitetit dhe jo më shumë se 1000 njerëz në sektor.Festivali rock “Tvërdica dhe kisha” do të mbahet këtë mbrëmje pranë digës Zhrebçevo. Festivali organizohet për një vit radhazi nga Komuna e qytetit Tvërdica dhe lidhet me pritjen tradicionale të “July Morning”, njofton BTA. Festa është..
Natën , nga veriperëndimi do të depërtojë ajër i freskët me erë të moderuar. Në rajonet perëndimore, veriore dhe malore do të bjerë shi i shoqëruar me bubullima . Do të ketë kushte për breshër. Të shtunën , era do të orientohet nga..
Më 28 qershor, të shtunën, në zonën e quajtur "Sllavçeto" në vetë vijën kufitare mes Serbisë dhe Bullgarisë, do të mbahet tubimi tradicional kufitar "Sllavçeto", njofton "Glaspress". Kjo veprimtari, që zhvillohet prej dekadash, mbledh bullgarë nga të..
Komisioneri evropian për punët e brendshme dhe migracionin, Magnus Bruner, së bashku me ministrin e brendshëm të Bullgarisë, Daniell Mitov, dhe..
Presidentja e Zyrës së Patentave, inxh. Olja Dimitrova, deklaroi se Bullgaria ka një trashëgimi të pasur zanatesh, si qeramikë, gdhendje në dru, punime..
“Sot dorëzoj dorëheqjen time si deputet i Parlamentit bullgar. E bëj këtë me qetësi, i bindur se po veproj siç duhet”, shkroi në Facebook..