Hyrja në Bullgari – me certifikatë, PCR test negativ, ose dokument se personi e ka kaluar Covid-19
Nga nesër, lejohet trajnimi në qendrat arsimore në një distancë fizike prej të paktën një metër e gjysmë. Është e detyrueshme mbajtja e maskave dhe dezinfektimi çdo orë. Kjo u njoftua nga Ministri i Shëndetësisë në dorëheqje Kostadin Angellov, bëri të ditur reporterja jonë Milla Mlladenova. Në të Ditën e Dafinave dhe Pashkët e ardhshme në kisha do të mund të hyhet vetëm me maska duke u respektuar distanca e domosdoshme. Besimtarët këshillohen të mos i puthin ikonat. Degët e shelgut në Ditën e Dafinave do të shpërndahen jashtë tempujve dhe policia do të kujdeset për rendin publik. Në lidhje me sezonin turistik që nga 1 maji, në vend do të hyhet vetëm me një certifikatë vaksinimi, PCR negativ, ose test antigjeni dhe me një dokument se personi e ka kaluar Covid-19, por ai do të jetë i vlefshëm jo më herët se 6 muaj para datës së hyrjes në Bullgari. Dy ditë para ndeshjes së futbollit Levski - CSKA Sofje u mor një vendim për kthimin e tifozëve në stadiume por me 30% përdorim të kapacitetit dhe jo më shumë se 1000 njerëz në sektor.
Turizmi bullgar do të reklamohet me fushatën “Vera e sigurt 2021”
Bullgaria do të tërheqë turistë të huaj me një video të posaçme në katër gjuhë - bullgarisht, anglisht, gjermanisht dhe hebraisht. Videot reklamuese do të shpërndahen në tregjet me prioritet për vendin tonë. Fushata është organizuar nga Ministria e Turizmit dhe do të titullohet "Vera e Sigurt 2021". Bullgaria vazhdimisht zbaton të gjitha masat e nevojshme për sigurinë më të lartë në mënyrë që mysafirët të ndihen të mbrojtur dhe të sigurt gjatë qëndrimit të tyre. Pajtueshmëria me rregulloret sanitare dhe higjienike është ndër kushtet kryesore për vendin tonë për të ruajtur vulën e gjelbër për sigurinë dhe higjienën, lëshuar nga Këshilli Botëror i Udhëtimit dhe Turizmit (WTTC), saktësoi Ministria.
Vaksinimi do të vazhdojë edhe gjatë festës së Pashkëve
Lidhur me serinë e festave të ardhshme të krishtera, Kryeinspektori Shëndetësor Shtetëror Doc. Angell Kunçev u bëri thirrje njerëzve të mos harrojnë për respektimin e masave antiepidemike. Ai shpjegoi për Nova TV se faza e parë dhe e dytë e vaksinimit duhet të përfundojnë shpejt. Kjo është arsyeja se pse korridoret e gjelbra për imunizim do të funksionojnë edhe gjatë pushimeve. Kabinetet e vaksinimit do të jenë të hapura nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 5 të pasdites dhe nuk kërkohet asnjë regjistrim paraprak. Problemi lidhur me vaksinat është zgjidhur për tremujorin e ardhshëm. Më shumë se 5.5 milion doza pritet të furnizohen, shtoi Kunçev.
1681 janë rastet e reja të koronavirusit
Rastet e reja të Covid-19 në vend janë 1681 nga 13 423 teste të kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Kjo do të thotë se 12.52 për qind e mostrave janë pozitive. Më shumë nga rastet e reja janë në Sofje-qytet - 386. Ndiqen rrethet e qyteteve Plovdiv - 157, Varna - 125 dhe Stara Zagora me 96. Rastet e regjistruara të pacientëve aktivë janë 57 473. Nga 8309 pacientë të shtruar në spital, 781 persona trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. 103 njerëz vdiqën në 24 orët e fundit. Të kuruarit janë 3192. Për 24 orët e fundit të raportuara u dhanë 22 016 vaksina. Dozat totale të vaksinave tashmë janë 698 517. Të imunizuarit me një dozë të dytë janë 151 817 veta.
Nuk do të ketë karantinë për ata që udhëtojnë transit drejt Shqipërisë
Ata që udhëtojnë për në Shqipëri dhe kalojnë transit përmes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë nuk do të vendosen në karantinë të detyrueshme 14 ditore, njoftoi MPJ-ja bullgare. Deri më 3 maj Shqipëria vendosi karantinë prej 14 ditësh për të gjithë qytetarët që mbërrijnë në vend nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Nga Ambasada bullgare në Tiranë rikujtojnë se shtetasit bullgarë, të cilët kanë në plan të udhëtojnë deri në Shqipëri mund ta përdorin edhe itinerarin përmes Kosovës. Për hyrjen në terriotrin e Shqipërisë nuk kërkohet test negativ PCR. Në vend po vazhdon të jetë në fuqi edhe ndalimi i lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve midis orës 22.00 deri në orën 06.00.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova dhe Vesella Mançeva
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..