Në të vërtetë nuk ka asnjë artist tjetër me një biografi të tillë në historinë e muzikës pop bullgare. Karriera e Lili Ivanovës filloi në fillim të viteve 60 të shekullit XX, pra ajo gëzon fansat e saj tashmë gjashtë dekada. Një vajzë e lindur në një familje të zakonshme, Lili i bëri përshtypje të madhe publikut që në qytetin e saj të lindjes Kubrat dhe në Varna, ku po studionte për të qenë infermiere. Ky është profesioni i saj i parë, por kënga mbetet kuptimi i jetës së Lili Ivanovës.
Suksesi i saj i parë i madh ishte në vitin 1964 në Sallën Universiada. Çmimet e saj si interpretuese janë mbi 20, ajo ka incizuar 38 albume solo, mbi 45 pllaka të vogla me këngë të veçanta dhe mbi 15 kompilime që shiten në vende të ndryshme të botës. Lili Ivanova ka pasur turne të shumta në ish-Bashkimin Sovjetik, Gjermani, Kubë, Japoni, Turqi, Republikën e Çekisë, Jugosllavi, Hungari, Poloni, Greqi, Portugali dhe të tjerë. Në fund të shekullit të njëzetë, këngëtarja e njohur dha koncerte emocionuese përpara komunitetit të emigrantëve bullgarë në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.
Në vitin 2020, për shkak të pandemisë, ajo shtyu disa nga angazhimet e veta, por përgatiti dy albume me incizime të koncerteve të saj. Jetëgjatësia krijuese e Lili Ivanovës është e jashtëzakonshme - si një përrallë e krijuar me shumë punë dhe besim në forcën e vet.
Ju ftojmë të shijoni një interpretim të Lili Ivanovës në gjuhën spanjolle - "Camino"!
Përpiloi: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë para ditëlindjes së tij më 10 dhjetor, ai publikoi këngën solo "Në izolator". Në të, përveç se..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..