Nga 26 deri më 29 prill për 4 orë - nga ora 20:00 deri në 24:00, do të ndalet trafiku në Urën e Danubit pranë Ruse, njoftoi Agjencia e Infrastrukturës Rrugore.
Organizimi i përkohshëm i trafikut në një seksion prej 1 km. është i nevojshëm për shkak të riparimit urgjent të pllakave të rrugës prej betoni. Për meremetimin e rrugës është përdorur një material i cili kërkon për të mos pasur vibracione në konstruksionin e urës gjatë ngurtësimit të tij dhe përkatësish kjo imponon kufizimin e lëvizjes për katër orë.
Gjatë pjesës tjetër të kohës, trafiku në zonën e riparimit do të kryhet në një korsi. Është e nevojshme që shoferët të jenë me vëmendje të shtuar, të mos e tejkalojnë shpejtësinë e lejuar, duke respektuar në mënyrë rigoroze sinjalet e trafikut.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..