Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mendohen stimuj për shkencëtarët me botime në revista botërore

Foto: Pixabay

Profesorët dhe studiuesit universitar punimet kërkimore të të cilëve janë botuar në revista shkencore botërore me autoritet do të marrin shpërblime për të stimuluar aktivitetin e tyre botues. Kjo parashikohet në Programin Kombëtar të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me buxhet prej 1.75 milion euro i cili do të jetë në fuqi deri në 2024.

Në projektin e programit të ri, i botuar për diskutim publik, theksohet se Bullgaria është ndër vendet me nivelet më të ulëta të botimeve në revista të njohura shkencore dhe për këtë arsye është e nevojshme të promovohet kjo veprimtari përmes fondeve të synuara.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 12 prillin

Të shtunën, më 12 prill, do të ketë vranësira të theksuara, me reshje shiu në shumë vende, në zonat qendrore - intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Pothuajse nuk do të ketë reshje në verilindje të Bullgarisë. Gjatë natës era do të dobësohet...

botuar më 25-04-11 7.40.MD
Rosen Zheljazkov

Rosen Zhelyazkov: Bullgaria është pjesëmarrëse aktive në iniciativat për forcimin e aftësive mbrojtëse të BE-së dhe NATO-së

Si anëtare e BE-së dhe aleate e NATO-së, Bullgaria është pjesëmarrëse aktive në nismat e solidaritetit që synojnë forcimin e aftësive tona të parandalimit dhe mbrojtjes, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në Forumin Diplomatik të..

botuar më 25-04-11 3.21.MD

Ndryshimet ligjore përshpejtojnë futjen e teknologjive digjitale në vendbanimet e vogla

Kuvendi Popullor miratoi me lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për rrjetet e komunikacioneve elektronike dhe infrastrukturën fizike. Qëllimi është shkurtimi i afateve për lëshimin e dokumenteve të ndërtimit dhe vënia në funksion e teknologjive..

botuar më 25-04-11 12.10.MD